Sport

Reja shprehet për probleme me fushën e stadiumit: Lojëtarët më janë ankuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:27 - 15/11/20 |
Opi Nion

Pas fitores në ndeshjen kundër Kazakistanit, trajneri i kombëtares shqiptare Edi Reja tha se skuadra kundërshtare ishte superiore nga pikëpamja fizike, ndaj dhe ai kishte vendosur të dominonte mesfushën.

“Ishim 2-0, goli i pësuar na hapi probleme. E kishim nisur ndeshjen mirë, rikuperuam më pas. Nga minuta e 25-të ky gol na kushtëzoi. Ata morën shumë zemër. Skuadrat u hapën shumë në fushë, u krijua një diferencë mes lojtarëve. Nga pikëpamja fizike ata ishin superiorë, zgjodha në mesfushë lojtarë që e luanin mirë topin, për të pasur superioritet në mesin e fushës”, u shpreh Reja.

Por trajneri i kuqezinjve ka bërë të qartë se fusha e stadiumit “Air Albania” u ka krijuar probleme futbollistëve.

“E gjithë skuadra nuk arrin të shprehet maksimalisht për shkak të fushës. Lojtarët më janë ankuar, e kanë të vështirë të bëjnë 2-3 pasime radhazi”, tha ai në një intervistë pas ndeshjes.

Më 18 Nëntor, Shqipëria do të kërkojë kualifikimin në Ligën e Kombeve, çka mund ta arrijë vetëm në rast fitoreje përballë Bjellorusisë.

“Nuk ka 2 pa 3. Nuk do të vlente kjo fitore, nëse nuk triumfojmë ndaj Bjellorusisë. Duhet të përgatitemi mirë se Bjellorusia është një skuadër shumë më e fortë fizikisht se Kazakistani, duhet të punojmë shumë për këtë ndeshje”, u shpreh tekniku./Opinion.al

 

 

Pas