Tranjeri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Edy Reja, në një konferencë për shtyp të mbajtur në prag të ndeshjeve ndaj Anglisë dhe Andorrës, ka folur për mungesën e Taulant Xhakës në ndeshjet e fundit të Kombëtares.
I pyetur se përse Xhaka nuk është ftuar Reja u përgjigj ashpër duke thënë se Xhaka gënjen pasi ftesat për në grumbullimet e Kombëtares i kanë shkuar.
“Xhaka gënjen, gjithmonë ia kam nisur ftesën. Po tallet me të gjithë ne. Një herë nuk e kam grumbulluar sepse nuk aktivizohej dhe nga ajo kohë nuk erdhi më, edhe pse ftesat i shkonin”.
Më tej, Reja vijoi akuzat: “Balliu ka shumë dëshirë të jetë në Kombëtare, por më tha që nuk është në gjendje të mirë. Ka qenë gjithmonë pozitiv në qëndrimet e tij. Xhaka me ne nuk është sjellë mirë. Gjithmonë kishte një justifikim, se nuk ishte mirë. Unë nuk braktis askënd. Është ai që e braktisi Shqipërinë”.