Aktualitet

Reja: Humbja 3-1 ishte e rëndë, të ardhmen time e vendos presidenti Duka



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:38 - 16/11/22 |
Opi Nion

Humbjen 3 me 1 të miqësores me Italinë, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edy Reja, e konsideron të rëndë dhe që Shqipëria nuk e meritonte.

Duke folur për Tv Klan në përfundim të ndeshjes, Reja tha se Shqipëria meritonte të shënonte të paktën edhe 1 gol.

“Vetëm pjesën e parë patëm pak vështirësi. Krijuam mundësi të mira për gol. Ndoshta meritonim të shënonim të paktën edhe 1 gol. Kjo humbje 3 me 1 ishte pak e rëndë”.

Në minutat e fundit të lojës, tekniku italian Mancini futi në lojë 16-vjeçarin Pafundi. I pyetur përse edhe Shqipëria nuk gjen ende talente të reja, Edy Reja u shpreh se janë në kërkim vazhdimisht të të rinjve. Reja vlerëson Adrian Bajramin si një lojtar me të ardhme.

“Në qoftë se flasim për Pafundin, thonë që është Maradona i ri dhe më vjen keq që pati pak minuta. Ndërkohë ne po punojmë me të rinjtë, sot kemi futur Adrian Bajramin në fushë, lojtar i ri që premton shumë, ndërkohë që unë kërkoj vazhdimisht për lojtarë të rinj, mendoj se do vijnë edhe rezultatet. Por kur luan me ekipe të tilla duhen lojtarë me peshë më të madhe. Adrian Bajrami është një lojtar që ka cilësi të madhe dhe që premton shumë”.

Por a do të vazhdojë Reja të qëndrojë në stolin e kuqezinjve edhe pse Shqipëria ka 1 vit që nuk fiton asnjë ndeshje? Tekniku italian thotë se ky vendim i përket Presidentit të FSHF, Armand Duka.

“Që kur kam filluar të punoj nuk është se kam firmosur kontratën e re para përfundimit të kampionatit. Ne flasim çdo ditë me Presidentin Duka por është ai Presidenti dhe do jetë ai që do vendosë. Nëse jam i vlefshëm për projektin e Shqipërisë do jetë ai që do më thotë”.   /tvklan.al

 

 

 

 

Pas