Trajneri i Kombëtares, Edy Reja, deklaroi pas miqësores së humbur 1-0 ndaj Katarit, se 5 futbollistë të kampionatit shqiptar janë gati për të luajtur në ndeshjet zyrtare me fanellën kuqezi.
Reja e ka cilësuar paraqitje të kënaqshme performancën që bëri kombëtarja me lojtarët të marrë nga ekipet shqiptare.
“Ishte një paraqitje e kënaqshme, jam i kënaqur nga djemtë që punuan mjaft mirë gjatë kësaj periudhe. Meritonim një rezultat më të mirë, përballë një skuadre të fortë. Katari ka një ekip të mirë, fizik dhe teknik. Edhe ne ishim në nivelin e duhur. Nuk na u akordua një penallti e pastër, ashtu si edhe në ndeshjen ndaj Arabisë Saudite. Megjithatë, paraqitja e skuadrës ishte e rëndësishme. Më pëlqyen të gjithë lojtarët, por 4-5 elementë do t’i afroj në Kombëtaren A”, tha trajneri italian.