Aktualitet

Regon Gjin Gjoni: Nuk është hera e parë që KLD jep leje të kësaj natyre


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:35 - 20/10/18 |
el ida

Gjin Gjoni ka reaguar për Nesw 24 pas deklaratave të ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj. Ai ka sqaruar se nuk është e vërtetë që votoi veten e tij, deklarata e ministres sipas tij nuk ka sens dhe baza. Ai ka shtuar se leja prindërore nuk e përjashton dhe nuk e shtyn vetingun, dhe është brënda kornizës ligjore.

Gjin Gjoni ka sqaruar se nuk është hera e parë që KLD jep leje të tilla.

Kjo deklaratë erdhi pasi Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka dalë sot përpara mediave për t’i kërkuar KLD-së shfuqizimin e një vendimi të marr lidhur me gjyqtarin Gjin Gjoni.

“Në këtë mbledhje që është një deja vu e turpshme, kërkesa në fjalë është shqyrtuar në mënyrë të paligjshme në fund të mbledhjes. Në kundërshtim të hapur me parashikimet ligjore të kodit të procedurave administrative, në mungesë kuorumit të nevojshëm, madje duke përfshirë edhe votën e Gjin Gjonit i cili ka votuar si kurrë më parë për veten e vet. Vendimi haptas në shkelje të KLD është hasur edhe gjatë mbledhjes. KLD në publikimin që ka bërë në faqen e saj e ka mbajtur të fshehtë vendimin e marr për gjyqtarin Gjin Gjoni, ndërkohë që procesverbali e tregon qartë lejen e marr”, tha Ministrja, duke i kërkuar KLD shfuqizimin e kësaj lejeje.

“Nisur nga përgjegjësia ime si ministre dhe anëtare e KLD do i drejtohem këtij institucioni ta shfuqizojë si të pavlefshme këtë vendimarrrje. Në të kundërt kërkesa do t’i drejtohet gjykatës shfuqizimin e saj dhe largimin nga sistemi të gjithë atyre që kanë ngritur dorën kundër ligjit”, tha Gjonaj.

 

 

Pas