Një tjetër vatër zjarri është regjistruar pranë fshatit Dhoksat, në Njësinë Administrative Lunxheri, Bashkia Gjirokastër.
Sipas informacioneve, vatra e zjarri po zgjerohet dhe i është afruar zonave të mbjella me drurë frutorë në fshatrat Dhoskat dhe Nokove.
Aktualisht zjarrfikëset e Gjirokastrës vijojnë punë për vënine nënkontroll të zjarrit i cili po përhapet me shpejtësi. Deri më tani janë djegur tre hektarë kullotë, ndërkohë që rrezikohet djegia e pesë hektarëve drurësh frutore, kryesisht vreshtari.