Bota

Regjistrohet rasti i parë i infektuar për herë të dytë me Covid


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:55 - 24/08/20 |
Al Do

E përditshmja amerikane, Nju Jork Tajms, ka raportuar të hënën se disa hulumtues në Hong Kong kanë identifikuar personin e parë të infektuar për herë të dytë me koronavirus.

“Një pacient i ri dhe i shëndetshëm është infektuar me koronavirus për herë të dytë, pas 4 muajsh e gjysmë prej kur është diagnostikuar për herë të parë”, kanë thënë hulumtuesit në Hong Kong.

Ky raport përbën shqetësim, sepse sugjeron se imuniteti ndaj koronavirusit mund të zgjasë vetëm disa muaj te disa njerëz, raporton kjo gazetë.

Sipas hulumtuesve, 33-vjeçari ka pasur simptoma të lehta në herën e parë të infektimit derisa në herën e dytë nuk ka pasur asnjë problem.

Hera e dytë e tij e infektimit është zbuluar kur është kthyer pas një udhëtimi në Spanjë.

Disa ekspertë kanë thënë se duke marrë parasysh miliona raste të infektuara me koronavirus deri më tani, nuk është e papritur që disa persona të infektohen sërish pas disa muajve.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 23,462,707 persona janë prekur nga COVID-19, prej të cilëve, 809,484 kanë humbur jetën. /Opinion.al

Pas