Greqia vijon të shënojë shifra të larta të rasteve të reja me COVID-19.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije së në 24 orët e fundit janë shënuar 2, 854 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 471, 894.
Referuar të dhënbave të autoriteteve, 7 pacientë kanë humbur jetë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 12, 882 vdekje, 95,1% e të cilëve kishin sëmundje shoqëruese.
Ndërkohë, në intubim janë 130 pacientë, mosha mesatare e të cilëve është 65-vjeç./ Opinion.al