Aktualitet

Regjistrimi i mjeteve për herë të parë/ Rama: Iu kursejmë 300 mln lekë në vit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:38 - 24/01/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë qytetarët që regjistrojnë automjetet për herë të parë.

Në një video të postuar në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë thotë se duke nisur nga sot eliminohen, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë.

Sipas tij do të hiqen mbi 60 mijë praktika në vit që kërkonin përkthime e noterizime njehsime me origjinalin nga dokumentet me gjuhë të huaja, pasi duke nisur nga sot Drejtoria e Përgjithshme  e Transportit Rrugor njeh dokumentet e origjinës dhe dokumentet teknike në gjuhën angleze. Kjo sipas kryeministrit i kursen qytetarëve shqiptarë 300 mln lekë në vit.

“Mirmëngjes, dhe me lajmin e mirë se duke nisur nga sot eliminojmë të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama./Opinion.al

 

Pas