Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Regjistrimi i LSI- Berishës e PDK, PD: S’ka subjekt Komisioni i Rithemelimit

2022/02/04 at 1:10 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Regjistrimi i LSI- Berishës e PDK, PD: S’ka subjekt Komisioni i Rithemelimit

Këtë të premte Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve po zhvillon mbledhjen publike për të shqyrtuar kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për tu regjistruar në koalicionin e quajtur “Shtëpia e lirisë” me Partinë Demokristiane të Nard Ndokës dhe lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Komisionit të Rithemelimit.

PD kundërshtoi regjistrimin e këtij koalicioni. Përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Marash Logu, tha se kjo kërkesë nuk duhet pranuar pasi PD nuk ka një subjekt të tillë, që quhet PD Komisioni i Rithemelimit.

Marash Logu: Nuk kemi pasur dhe nuk kemi asnjë kërkesë për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”. Në kërkesën e LSI, në faqen e dytë, thuhet se partitë përbërëse të koalicionit janë LSI, PDK dhe Komisioni i Rithemelimit. Më tej, thuhet se drejtuese e koalicionit është PD e përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit.

Në emër të PD, siç është bërë e ditur përmes shkresës, është e qartë se kryetari i PD dhe i vetmi person për të paraqitur kërkesa për regjistrim subjektesh, është Lulzim Basha. Në rastin konkret, nga ana e PD nuk ka, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë asnjë lloj kërkese për të qenë pjesëmarrës, drejtues politik apo udhëheqës ndaj një koalicioni politik. Edhe në përmbajtje të kërkesës ka elemente paligjshmërie. Nuk kemi një subjekt të tillë, që quhet PD Komisioni i Rithemelimit. Referenca i bëhet PD, që është regjistruar si subjekt zgjedhor, me kryetar z. Lulzim Basha, me përfaqësues z. Marash Logu dhe Idrit Sefi. Asnjëri prej tyre nuk kanë shprehur dakordësi dhe kërkesë për t’u regjistruar si koalicion. Këto e pamundësojnë që të regjistrohet ky koalicion në atë formë e përmbajtje që është paraqitur në KQZ. Së pari, i mungon afati, se dyti, i ka përfshirë një parti që nuk ka dëshirë të jetë në atë koalicion.

Përfaqësuesi i LSI: Nuk janë logjike ato që tha z. Logu. Ai flet për dispozita ligjore dhe interpreton sipas mënyrës së vet. Direktivat politike të dhëna prej tij nga ai që mban me cdo kusht partinë, duke blinduar dhe dyert e saj, nuk kanë të bëjnë me akte apo karaktere të vet ligjit. Afatet janë që një kërkesë bëhet brenda afateve të caktuara dhe jo jashtë saj. Në këtë rast nuk kemi jashtëligjshmëri. Sa i përket siglës së marrëveshjes, të bërë nga ana jonë me PDK e Komisionin e Rithemelimit, i them z. Logu se faktet tregojnë ndryshe. Nuk mund t’i tregojmë shqiptarëve se në një vend me rreth 2 mijë karrige të fusim 5004 delegatë./Opinion.al

Etiketa: Komisioni i RithemelimitPD

Ju sugjerojmë

Protestë/ Banorët e Rrjollit mblidhen para SPAK për tjetërsimin e pronave
Kronikë

Protestë/ Banorët e Rrjollit mblidhen para SPAK për tjetërsimin e pronave

5 Shkurt, 2026 12:23 pm
Ndërhyrja në argjinaturën e lumit Erzen, Prokuroria e Durrësit nis hetimet
Kronikë

Ndërhyrja në argjinaturën e lumit Erzen, Prokuroria e Durrësit nis hetimet

5 Shkurt, 2026 12:16 pm
Fatmir Mediu në Uashington DC: Evropa mund të mbrohet vetëm duke qenë brenda NATO-s
Aktualitet

Fatmir Mediu në Uashington DC: Evropa mund të mbrohet vetëm duke qenë brenda NATO-s

5 Shkurt, 2026 12:06 pm
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Pushteti ka zëvendësuar ligjin, OKB-ja po dështon
Bota

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Pushteti ka zëvendësuar ligjin, OKB-ja po dështon

5 Shkurt, 2026 12:04 pm
Zelensky: Që nga pushtimi rus janë vrarë 55 000 ushtarë ukrainas
Bota

Zelensky: Që nga pushtimi rus janë vrarë 55 000 ushtarë ukrainas

5 Shkurt, 2026 11:46 am
Tabaku në Konferencën e Sigurisë në SHBA: Ekonomia, çështje e sigurisë kombëtare
Politikë

Tabaku në Konferencën e Sigurisë në SHBA: Ekonomia, çështje e sigurisë kombëtare

5 Shkurt, 2026 10:44 am
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

BE: Sanksionet perëndimore po godasin fort ekonominë ruse

5 Shkurt, 2026 10:29 am
Vatikan/ Lutja e Ramës në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Mbroje Shqipërinë
Aktualitet

Vatikan/ Lutja e Ramës në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Mbroje Shqipërinë

5 Shkurt, 2026 9:46 am
“Kujdes me armët që i jepni Tajvanit”, zbardhet telefonata Xi – Trump
Bota

“Kujdes me armët që i jepni Tajvanit”, zbardhet telefonata Xi – Trump

5 Shkurt, 2026 9:29 am
Gjermania ka punëtorët më të moshuar në BE
Bota

Gjermania ka punëtorët më të moshuar në BE

5 Shkurt, 2026 9:27 am
Para
KQZ miraton regjistrimin e partive në zgjedhje, lë 24 orë kohë për koalicionet

KQZ regjistron koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, por jo Sali Berishën

Drogë, alkool dhe bixhoz në burg, gjykata le në burg 13 zyrtarët

Drogë, alkool dhe bixhoz në burg, gjykata le në burg 13 zyrtarët

Bardhi: S’arritën t’i mbledhin firmat për Kuvendin Kombëtar, po shpikin procedura

KQZ lë jashtë koalicionit Berishën/Bardhi: PD s’ka lidhje me “Shtëpinë e Ilirit”

TE FUNDIT

Protestë/ Banorët e Rrjollit mblidhen para SPAK për tjetërsimin e pronave

Protestë/ Banorët e Rrjollit mblidhen para SPAK për tjetërsimin e pronave
5 Shkurt, 2026

Pas tre ditëve protestë në Rrjoll të Velipojës, banorët e kësaj zone u zhvendosën në hyrje të SPAK prej të...

Lexo më shumë

Ndërhyrja në argjinaturën e lumit Erzen, Prokuroria e Durrësit nis hetimet

Ndërhyrja në argjinaturën e lumit Erzen, Prokuroria e Durrësit nis hetimet
5 Shkurt, 2026

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ndërhyrjen në argjinaturën e lumit Erzen, mëson A2CNN. Organi i akuzës ka sekuestruar...

Lexo më shumë

Fatmir Mediu në Uashington DC: Evropa mund të mbrohet vetëm duke qenë brenda NATO-s

Fatmir Mediu në Uashington DC: Evropa mund të mbrohet vetëm duke qenë brenda NATO-s
5 Shkurt, 2026

Në Uashington DC u zhvillua Forumi i Sigurisë me temë “Investimi 5% në Mbrojtje dhe Partneriteti me SHBA-në”, i organizuar...

Lexo më shumë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Pushteti ka zëvendësuar ligjin, OKB-ja po dështon

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Pushteti ka zëvendësuar ligjin, OKB-ja po dështon
5 Shkurt, 2026

“Kur pushteti zëvendëson sundimin e ligjit, pasojat janë thellësisht destabilizuese.” Ky është paralajmërimi që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, bëri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com