Mbi 12 mijë kërkesa janë bërë deri më tani që nga hapja e regjistrimit të emigrantëve për zgjedhjet e 11 Majit.
Sipas të dhënave nga KQZ, mësohet se nga këto shifra 69.9% janë meshkuj dhe 30.1% femra.
Sa i përket grupmoshave, dominojnë më së shumti nga 26- 35 vjeç me 3 905 kërkesa.
Ndërkohë në lidhje me shtetet kryesojnë emigrantët nga Italia me 3 745 kërkesa, të ndjekur nga emigrantët në Greqi, Gjermani, SHBA, Britani dhe Francë.
Kujtojmë se regjistrimet për diasporën u hapën më 11 janar dhe do të mbyllen më 4 mars.
Zgjedhjet parlamentare mbahen më 11 Maj, ku për herë të parë në një proces zgjedhor në Shqipëri do të votojnë edhe shqiptarët jashtë vendit.