Sociale

Regjistrimi dhe ndryshimi i mjekut të familjes tani përmes e-Albania


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:21 - 07/12/20 |
Opi Nion

Për të gjithë qytetarët që nuk janë të regjistruar pranë mjekut të familjes ose që duan ta ndryshojnë atë, tashmë këto dy shërbime janë të disponueshme në portalin e-albania.

Lajmi është bërë i ditur nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili në një postim në rrjetet sociale tha se ky vendim është marrë për të lehtësuar komunikimin me mjekun e familjes në këtë periudhë pandemie.

“Mjeku i familjes është çelësi për hyrjen në sistemin e kujdesit shëndetësor publik. Është edhe çelësi për të lëvizur nëpër hallkat e zinxhirit të këtij sistemi. Në këtë kohë pandemie është evidente botërisht domosdoshmëria e një marrëdhënie sa më të ngushtë me të dhe e një komunikimi të vijueshëm me të. Për të lehtësuar komunikimin me mjekun e familjes, prej disa ditësh në e-Albania janë disponibël edhe dy shërbime të reja. Shërbimi i parë, i krijon kujtdo mundësinë të regjistrohet pranë mjekut të familjes nëse deri më sot nuk ka ende mjekun e vet të familjes. Shërbimi i dytë, i mundëson kujtdo që do të ndryshojë mjekun e tij të familjes ta bëjë këtë veprim online pa qenë nevoja të shkojë në qendrën shëndetësore./ Opinion.al

Pas