Një punonjëse e Policisë Kufitare është pezulluar nga detyra pasi akuzohet për shpërdorim detyre.
Punonjësja e policisë ushtronte detyrën e ndihmës kontrollore në PKK Kapshticë, por pas një hetimi disa mujor të kryer nga SHÇBA, rezultoi se F.Z. ka kryer në vazhdimësi regjistrime fiktive në sistemin TIMS të personave të ndryshëm, për shmangien e tejkalimit të afateve të qëndrimit në zonën Shengen.
Hetimet vazhdojnë me qëllim verifikimin e punonjësve të tjerë, që dyshohen si të përfshirë në këtë veprimtari të kundraligjshme./ Opinion.al