Yndyra e tepërt, frutat dhe perimet e pakta mund të dëmtojë shëndetin dhe të rrisin rrezikun e tumorit, njëlloj si duhani.
Pjesët e trupit që e pësojnë më shumë nga kequshqyerja dhe kilet e tepërta janë zorra e trashë, gjoksi, pankreasi, mëlcia, vezoret, veshka, ezofagu dhe mitra.
Është ky pretendimi i Michele Carruba , drejtor i Centro Studi e Ricerche sull Obesita në Universitetin e Milanos në Itali.
Gjithashtu president i konferencës kombëtare, për ushqyerjen e onkologëve dhe dietologëve, të mbajtur javën e kaluar në Milano, me praninë e 300 ekspertëve nga e gjithë Italia .