Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Refuzuan Tiranën, pacientët shqiptarë shërohen nga COVID-19 në Kosovë

2021/02/17 at 9:29 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Refuzuan Tiranën, pacientët shqiptarë shërohen nga COVID-19 në Kosovë

Dhjetëra pacientë të infektuar me COVID-19 nga bashkitë veriore të Hasit, Kukësit dhe Tropojës janë kuruar me sukses në spitalet kosovare të Prizrenit dhe Gjakovës gjatë pandemisë së koronavirusit të ri, pasi refuzuan të shtroheshin në Tiranë.


Shkëlzen Ibra – mjek pneumolog në spitalin bashkiak të Krumës, ka fituar statusin e veteranit të UÇK-së për kontributin që ka dhënë si mjek gjatë luftës për pavarësi të Kosovës në vitin 1999.

Dy dekada pas përfundimit të luftës, doktor Ibra e gjeti përsëri veten në vijën e parë të frontit pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19 në Shqipëri.

Por ndryshe nga viti 1999, kur iu bashkua UÇK-së për të luftuar spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës, tashmë janë kolegët e tij nga Prizreni dhe Gjakova që i kanë ardhur në ndihmë për të shpëtuar pacientët e tij të infekuar nga koronavirusi i ri në Krumë.

“Aktualisht në Gjakovë janë 14 të shtruar nga Hasi, ku 2 prej tyre janë në intubim, ndërsa një është në përkujdesje intensive,” tha Ibra.

“Me rastin e COVID-19 na kanë shlyer borxhin e vitit 1999,” shtoi ai.

Të dhënat e siguruara nga BIRN nga Ministria e Shëndetësisë në Prishtinë dhe spitalet e Gjakovës dhe Prizrenit tregojnë se prej shpërthimit të pandemisë, dhjetëra pacientë nga Shqipëria kanë marrë kurim të specializuar në pavionet e Kosovës.

Pacientët shqiptarë që u kthyen të shëruar nga spitalet e Kosovës lavdërojnë jo vetëm kushtet dhe përkujdesjen e mjekëve, por edhe aksesin që u mundësohet familjarëve për përkujdesje ndaj të sëmurëve.

“Kurrë nuk e kam menduar të shkoj në Tiranë,” i tha BIRN Emerli Çaushi nga fshati Zaharisht i Hasit, i cili i mbijetoi koronavirusit falë trajtimit në spitalin ‘Isa Grezda’ të Gjakovës, ndonëse u shtrua me stadin e katërt të COVID-19.

“Më mirë të vdisja se të shkoja atje – izolimi është i papërballueshëm për të sëmurin,” shtoi ai.

Një tjetër arsye që i shtyu pacientët nga veriu drejt Kosovës është dhe perceptimi i korrupsionit të gjithëpërhapur në sistemin shëndetësor në Shqipëri.

“Më ka shkuar në mendje të jap para dhe kam provuar, por i kanë refuzuar kategorikisht,” tha Çaushi duke iu referuar mjekëve në Kosovë. “Mjeku atje as nuk e mendonte që t’i merrte para pacientit,” shtoi ai.

Që prej shpërthimit të pandemisë në Shqipëri në mars 2020, më shumë se 88 700 persona janë infektuar nga virusi SARS-CoV-2  dhe 1517 pacientë kanë humbur jetën. Qarku Kukës – i cili përfshin bashkitë Has, Tropojë dhe Kukës ka regjstruar 2016 raste dhe 31 viktima.

Gati gjysma e këtyre rasteve janë regjistruar në bashkinë e Kukësit.

“Që nga fillimi i pandemisë deri me 31 janar të këtij viti, bashkia e Kukësit ka të evidentuar me tamponë 1027 raste pozitive,” i tha BIRN shefja e epidemiologjisë pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Kukës , Denisa Duraku në një intervistë në fillim të shkurtit.

Me rritjen e numrit të infektuarve gjatë valës së dytë të pandemisë në muajt e dimrit, kapaciteti i shtretërve për trajtimin e rasteve të rënda në spitale – në mënyrë të veçantë i shtretërve në terapi intensive është kyç në luftën kundër COVID-19.

Spitali bashkiak i Krumës nuk i ka kushtet për të trajtuar pacientë me COVID-19, pasi i mungon oksigjeni dhe laboratorët, ndaj stafi mjekësor ka qenë i detyruar që pacientët t’i dërgojë në Tiranë. Megjithatë, më shumë kanë preferuar të kurohen në Kosovë dhe disa raste në Turqi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, në spitalin ‘Isa Grezda’ në Gjakovë janë kuruar 49 pacientë nga zona të ndryshme të Shqipërisë dhe 21 të tjerë janë kuruar në spitalin “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren që prej fillimit të pandemisë. Aktualisht janë të hospitalizuar në Kosovë 8 prej tyre.

Elmi Shala, drejtor i spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë i tha BIRN se edhe pse nuk është detyrim ligjor, stafi i spitalit e ndjen si një detyrim moral shërbimin ndaj pacientëve nga Shqipëria.

“Spitali i Gjakovës e ka si detyrim ligjor të trajtojë vetëm të sëmurët që bëjnë dializën nga Hasi e Tropoja,” tha Shala. “Por e kemi si detyrë morale t’i shërbejmë popullit të Hasit e Tropojës në këtë pandemi dhe këtë e bëjmë me kënaqësi,” shtoi ai.

Ndryshe nga spitali bashkiak i Krumës ku mungon oksigjeni, në spitalin rajonal të Kukësit, me iniciativë të drejtorisë spitalit dhe të një numri mjekësh, u ngrit enkas një mini-pavion që trajton të sëmurët me COVID-19 – kryesisht për trajtimin e tyre me oksigjen.

“Kemi hapur një pavion me disa shtretër për të trajtuar të sëmurët me COVID-19,” tha mjekja gastrohepatologe Fjoralba Prifti. “Të sëmurët trajtohen  me oksigjen deri në 4 orë, por ka pasë raste që i kemi trajtuar edhe për 24 orë,” shtoi ajo.

Prifti shpjegoi se spitali i Kukësit nuk ka një mjek infeksionist në staf dhe për shkak të mungesave në burime njerëzore, rastet e rënda me COVID-19 dërgohen drej Tiranës ose Prizrenit.

“Në Kukës mjekojmë vetëm rastet e lehta,” tha Prifti. “Ato që janë më rëndë, i nisim ose në Tiranë ose në Prizren,” shtoi ajo.

Drejtori i spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj i tha BIRN se kapacitet që ka ky spital e bëjnë të mundur trajtimin edhe për pacientët nga Shqipëria.

“Aktualisht janë tetë pacientë të hospitalizuar nga Kukësi, ndërsa të trajtuar nga fillimi i pandemisë kemi 21 pacientë,” tha Avdaj.

“Pacientët nga Shqipëria trajtohen njëlloj si pacientët nga Kosova dhe do vazhdojmë t’i trajtojmë njëlloj,” shtoi ai.

Përveç rasteve nga qarku Kukës që janë dërguar për kurim në Tiranë apo Kosovë, ka pasur edhe pacientë që kanë fluturuar drejt Turqisë për t’i mbijetuar koronavirusit.

Bardhyl Peka, ish-kryetar i Bashkisë së Krumës është një ndër pacientët që është kuruar në spitalet e Stambollit në Turqi pasi u infektua me COVID-19.

“Isha i vendosur të mos shkoja në Tiranë edhe sikur të vdisja,” tha Peka, i cili ka qëndruar për 14 ditë në një spital në Stamboll dhe ka paguar 1400 euro nata.

“Atje nuk e kuptoje se je në spital,” tha ai, ndërsa shtoi “trajtimi ishte tepër njerëzor.”

Edhe 65-vjeçari Muhamet Peka kishte planifikuar të udhëtonte drejt Turqisë pas infektimit me COVID-19, por e anuloi planin falë këmbënguljes së doktorit Shkëlzen Ibra.

“Kam tre djem që punojnë në Angli, të cilët siguruan paratë që të shkoja në Turqi,” tha Muhameti.  “Por nuk shkova, pasi kurimin e mori përsipër mjeku pneumolog Shkëlzen Ibra,” shtoi ai.

Pas një muaji terapi në shtëpi, ku u trajtua me oksigjen në konsultë me mjekët e spitalit të Krumës, Muhameti u shërua dhe shpenzimet totale i shkuan në 200 mijë lekë, më pak se dy netë shtrimi në Stamboll.

Ibra tregon se Muhameti nuk është i vetmi pacient me COVID-19 që ka kuruar në kushte ambulatore.

“Mbi 18 të infektuar i kam kuruar në shtëpi,” tha ai. “Nuk i kam lejuar të shkojnë dhe falë Zotit dola me sukses,” përfundoi Ibra./ Reporter.al

Etiketa: covid-19kosovetiranen


Ju sugjerojmë

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Groenlanda/ Sekretari i Thesarit në SHBA: Evropa është e dobët, Trump nuk tërhiqet…

18 Janar, 2026 10:32 pm
Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?
Bota

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?

18 Janar, 2026 9:08 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Trump

18 Janar, 2026 7:45 pm
Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë
Kryesore

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë

18 Janar, 2026 7:37 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Ukraina sulmon me dronë zonat e pushtuara nga Rusia

18 Janar, 2026 6:26 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Milot/ Përplasen dy automjete, plagosen 4 persona

18 Janar, 2026 4:55 pm
“Transporti i fëmijëve në shkolla falas”/ Rama: Siguri dhe mbrojtje me kamerat inteligjente. Do të ndërtohen konviktet e… 
Aktualitet

Në Bordin e Paqes me 1 miliardë dollarë, Rama: Gënjeshtër

18 Janar, 2026 2:43 pm
Operacioni i SPAK/Kush janë personazhet e përfshira. Zbulohet plani për të vrarë dy vëllezërit në Angli 
Aktualitet

Kompjutera, kamera dhe Ferrari, SPAK jep detaje për operacionin e Call Center-ave

18 Janar, 2026 1:46 pm
Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri
Bota

Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri

18 Janar, 2026 1:45 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Çfarë efektesh do të sjellin tarifat e reja të Trump për Europën

18 Janar, 2026 12:56 pm
Para
Video/ Qytetarit i vjedhin identitetin dhe kontrabandojnë automjete

Video/ Qytetarit i vjedhin identitetin dhe kontrabandojnë automjete

Ministri gjerman: Varianti i ri i koronavirusit po përhapet me shpejtësi

Ministri gjerman: Varianti i ri i koronavirusit po përhapet me shpejtësi

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”
















TE FUNDIT

Groenlanda/ Sekretari i Thesarit në SHBA: Evropa është e dobët, Trump nuk tërhiqet…

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
18 Janar, 2026

“Donald Trump nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mesazhi i tij drejtuar aleatëve evropianë për çështjen e Groenlandës”, tha Sekretari...

Lexo më shumë

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?
18 Janar, 2026

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian po diskutojnë mundësi të ndryshme se si t’i përgjigjen kërcënimit të Donald Trump për të...

Lexo më shumë

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Trump

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
18 Janar, 2026

Izraeli kundërshton udhëheqësit botërorë që Shtëpia e Bardhë ka zgjedhur për të qenë pjesë e të ashtuquajturit “Bordi i Paqes...

Lexo më shumë

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë
18 Janar, 2026

Sulmet me dronë kanë dëmtuar rrjetin elektrik në zonat jugore të Ukrainës që janë nën kontrollin e Rusisë, duke lënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com