Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Refuzon ftesën e Këlliçit për debat televiziv, Veliaj: Bujrum, të vij vetë Sali Berisha

2023/04/27 at 9:13 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Refuzon ftesën e Këlliçit për debat televiziv, Veliaj: Bujrum, të vij vetë Sali Berisha

Kandidati i PS, Erion Veliaj ka refuzuar të ketë një debat televizive me rivalin tij të koalicionit “Bashkë Fitojmë Belind Këlliçi.

Ky i fundit deklaroi javën e shkuar nw emisionin “Opinion” se është i gatshëm që të përballej në debat me Veliajn. Kandidati i PS tha se nuk mund të debatojë me një kandidat që vjen nga një koalicion që nuk ka emër dhe “fytyrë” pasi Sali Berisha është shpallur “Non Grata” nga SHBA.

Veliaj tha se është i gatshëm që të bëj debat me ish-kryeminsitrin Sali Berisha.

Erion Veliaj: Unë nuk bëj debat me askënd, edhe me ata që në fakt janë drejtuesit e koalicionit Ilir Metën, Sali Berishën. Sali Berisha erdhi dhe sfidoi publikisht bashkinë e Tiranës sepse e synon si një hordhi të marë qytetin gjatë kohës që kishte mitingun e fundit. Në fazën që Saliu ka ikur nga fushata e Tiranës, Ilir Meta ka ikur nga fushata, madje dhe kandidati ka hequr fytyrën, unë debat me gishta nuk bëj dot. Unë do të bëj debat me njerëz!

-Kjo pastaj është justifikim se secili e gjen një justifikim. Pse mos të bëhet debat, në këto zgjedhje unë e kuptoj që s’bëhet, por le të merret një parim xhentellmenësh, kandidatët të vijnë të përballen me njëri-tjetrin.

Erion Veliaj: Nuk kam hezituar asnjë debat, edhe me ata që dalin me zë dhe figurë.

-Është për të defaktorizuar kandidatin kjo apo…Unë e quajta frikë në fakt.

Erion Veliaj: Jo s’është fare frikë. Këtu bëhet fjalë për të validuar disa njerëz që në këtë fushatë janë detergjentë dhe makiazh për fytyrën e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

-Po ç’rëndësi ka? Sepse ka dhe të tjerë që mendojnë se ju jeni një makiazh për fytyrën e Ramës.

Erion Veliaj: Ne jemi sot në një situatë ku vendi më pro-amerikan ka një pjesë të lidershipit politik të shpallur non-grata që do të thotë çdo bashkëpunim me ata personazhë apo pastrim i figurës së këtyre personazheve që janë në funksion të amnistisë së Sali Berishës.

-Si mund të thuash atë që është zgjedhur me votë, unë nuk e njoh?!

Erion Veliaj: Për sa kohë ne kemi një raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për sa kohë që Sali Berisha është një njeri që ka një vulë dhe një damkë që nuk fëlliq vetëm atë, por të gjithë forcën që ai përfaqëson apo atë aliazh forcash. Sot ne kemi një koalicion pa vulë, pa emër, pa fytyrë. Kanë hequr emrat, kanë hequr fytyrat dhe tani po dalin vetëm me gishta. Të më thuash mua tani që unë duhet të dal të bëj debat me njerëz të tillë… Nëse Berisha është lideri, bujrum le të vij kur të duash le të bëj debat.

Ju sugjerojmë

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca
Bota

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca

12 Korrik, 2025 5:40 pm
Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh
Aktualitet

Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh

12 Korrik, 2025 5:18 pm
Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh
Bota

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh

12 Korrik, 2025 5:08 pm
Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin
InstaBIZ

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin

12 Korrik, 2025 5:06 pm
Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus
Bota

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus

12 Korrik, 2025 4:50 pm
Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…
Aktualitet

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…

12 Korrik, 2025 4:47 pm
Tenistja vritet nga babai: E bëra sepse na mbante me bukë, ndihesha i poshtëruar
Sport

Tenistja vritet nga babai: E bëra sepse na mbante me bukë, ndihesha i poshtëruar

12 Korrik, 2025 4:42 pm
Rusi/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak
Bota

Rusi/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak

12 Korrik, 2025 4:31 pm
Përplasen dy automjete në Bulqizë, plagosen shoferët
Kronikë

Përplasen dy automjete në Bulqizë, plagosen shoferët

12 Korrik, 2025 4:27 pm
“Mos kap me dorë se ta…”, çfarë ndodhi mes deputetëve të PD dhe Policisë në Theth
Aktualitet

“Mos kap me dorë se ta…”, çfarë ndodhi mes deputetëve të PD dhe Policisë në Theth

12 Korrik, 2025 4:26 pm
Para
Të pabarabartë edhe në vdekje

Të pabarabartë edhe në vdekje

1 milion pemë në Tiranë? Veliaj tregon ku janë mbjellë

1 milion pemë në Tiranë? Veliaj tregon ku janë mbjellë

Veliaj: 7 lotet e unazës të përfunduara deri në fund të 2024  

Veliaj: 7 lotet e unazës të përfunduara deri në fund të 2024  

TE FUNDIT

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca
12 Korrik, 2025

Paralajmërime të forta për stuhi dhe breshër janë lëshuar në Spanjë, pasi 100 mm shi ranë vetëm në një orë...

Lexo më shumë

Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh

Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh
12 Korrik, 2025

Shkëndija elektrike ka shkaktuar zjarr në sipërfaqe të mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh, duke lënë pas dëme të...

Lexo më shumë

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh
12 Korrik, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov duket i gëzuar dhe i buzëqeshur teksa ka vizituar udhëheqësin e Koresë së Veriut,...

Lexo më shumë

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin
12 Korrik, 2025

Aktorja hollivudiane Michelle Pfeiffer ka sulmuar miliarderin Bill Gates dhe duke shprehur shqetësimin e saj për një produkt të ri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com