Kronikë

Refuzoi testin e alkoolit pranga 42-vjeçarit,policia kontrolle gjatë natës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:34 - 05/09/20 |
Opi Nion

Policia e Shtetit ka njoftuar se gjatë mbrëmjes se të shtunës ka penalizuar me gjova dhe heqje të patentës disa drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë, 2 qytetarë janë arrestuar për shkak të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur. Policia njofton se njëri prej tyre, 42-vjeçari nga Tirana me inicialet R.K, ka refuzuar kryerjen e testit.

“Janë arrestuar në kushtet e flagrancës dy drejtues mjetesh të cilët janë verifikuar se drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ku njëri prej tyre shtetasi R. K., 42 vjeç nga Tirana, fillimisht ka kundërshtuar punonjësit e policisë duke refuzuar testin e alkoolit”, njofton policia.

Shpejtësi e lartë e qarkullimit të mjeteve është vërejtur në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Elbasan, në aksin Sauk-Teg, ku janë konstatuat automjete me shpejtësi 148 km/h deri në 166 km/h në kohën kur fluksi i lëvizjes së automjeteve në rrugë  ishte ende i lartë

“Nga dy radarët në përdorim nga Policia Rrugore e kryeqytetit gjatë 5 orëve monitorim (20:00 – 01:00) janë kostatuar dhe ndëshkuar me pezullim të lejes së drjtimit, 21 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi gati dyfish mbi kufirin e lejuar duke e përdorur dhe konsideruar rrugën si pistë për të “fluturuar” dhe jo për të qarkulluar me automjet.  Gjithashtu nga verifikimi rezultoi se krahas shpejtësisë ekstreme për kushtet e rrugës, 4 prej tyre ishin debitor me mbi 5 masa administrative të pashlyera, si dhe një tjetër automjet rezultoi i pasiguruar dhe certifikuar teknikisht, mjete ndaj të cilave janë aplikuar sanksionet administrative plotesuese të ndalimit administrativ. Gjithashtu, janë vendosur 13 masa administrative për mos rregullim të shpejtësisë në qendrat e banuara, si dhe dy masa të tjera për gara shpejtësie.  Kontrolli ka vijuar prej orës 20:00 dhe është në vijim edhe me alkool testues, ku gjatë këtyre orëve janë konstatuar dhe ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit 9 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin nën ndikimin e alkoolit në masë që varionte nga 0.34 mg/l deri ne 0.49 mg/l”, njofton policia./Opinion.al

 

TiranëPolicia Rrugore e kryeqytetit vijon kontrollet me aparatin e matjes së shpejtësisë dhe alkool testues, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës.148 km/h deri në 166 km/h në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Elbasan, në aksin Sauk-Teg, matur me radar në një largësi deri në 700 metra dhë në kohën kur fluksi i lëvizjes së automjeteve në rrugë ishte ende i lartëShpejtësi e mjaftueshme për të✈️, e cila mund të jetë fatale në çdo moment 🚑.Gjatë monitorimit me radar dhe verifikimeve me dragera në rrugët interurbane dhe urbane nga Policia Rrugore e kryeqytetit prej orës 20:00 të datës 04 shtator e deri në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm janë konstatuar shkelje të konsiderueshme të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat cënojnë sigurinë e të gjithë përdoruesëve të rrugës.Nga dy radarët në përdorim nga Policia Rrugore e kryeqytetit gjatë 5 orëve monitorim janë kostatuar dhe ndëshkuar me pezullim të lejes së drjtimit, 21 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi gati dyfish mbi kufirin e lejuar duke e përdorur dhe konsideruar rrugën si pistë për të “fluturuar” dhe jo për të qarkulluar me automjet. Gjithashtu nga verifikimi rezultoi se krahas shpejtësisë ekstreme për kushtet e rrugës, 4 prej tyre ishin debitor me mbi 5 masa administrative të pashlyera, si dhe një tjetër automjet rezultoi i pasiguruar dhe certifikuar teknikisht, mjete ndaj të cilave janë aplikuar sanksionet administrative plotesuese të ndalimit administrativ.Gjithashtu, janë vendosur 13 masa administrative për mos rregullim të shpejtësisë në qendrat e banuara, si dhe dy masa të tjera për gara shpejtësie.Kontrolli ka vijuar prej orës 20:00 dhe është në vijim edhe me alkool testues, ku gjatë këtyre orëve janë konstatuar dhe ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit 9 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin nën ndikimin e alkoolit në masë që varionte nga 0.34 mg/l deri ne 0.49 mg/l .Gjithashtu janë arrestuar në kushtet e flagrancës dy drejtues mjetesh të cilët janë verifikuar se drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ku njëri prej tyre shtetasi R. K., 42 vjeç nga Tirana, fillimisht ka kundërshtuar punonjësit e policisë duke refuzuar testin e alkoolit

Publiée par Policia e Shtetit sur Vendredi 4 septembre 2020

Pas