Bota

Refuzoi të kthehej në Kosovë, 41-vjeçari vetëvritet në gjykatën franceze


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:50 - 20/12/21 |
Opi Nion

Një 41-vjeçar nga Kosova është vetëvarur në bodrumin e një gjykate në Francë. Mediat franceze shkruajnë se ngjarja ka ndodhur më 15 dhjetor dhe se viktima është Fitim Uka, 41 vjeç, nga Kosova.

Avokati i tij, Abraham Herve Diompy ka treguar se 41-vjeçari ka refuzuar t’i hipi në avion më 13 dhjetor, për t’u kthyer në Kosovë.

Sipas avokatit, Uka kishte mbërritur në Francë rreth 15 vite më parë pas një konflikti ndëretnik. 41-vjeçari ka pasur një histori të dhimbshme, ku 15 anëtarët e familjes së tij u vranë në të njëjtën ditë.

Ai mbërriti në Francë rreth 15 vjet më parë, duke ikur nga konfliktet ndëretnike dhe një situatë të paqëndrueshme politike. Ai kishte një të kaluar të dhimbshme traumatike të lidhur me vrasjen në të njëjtën ditë të 15 anëtarëve të familjes së tij. Ai u largua nga vendi i tij me vëllain, i cili jetonte në Alsace. Ai nuk ka më familje, nuk ka më njeri atje”,-tha avokati i tij./Opinion.al

Pas