Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Refuzoi ftesën për takimin me liderët e rajonit, opozita e Kosovës kritikon ashpër Kurtin

2023/07/17 at 12:48 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Masat e BE, Kurti: Të padrejta, s’mund të bëjmë kompromis me kushtetutshmërinë

Opozita në Kosovë e cilëson si akt papërgjegjshmërie veprimin e Albin Kurtit, i cili refuzoi ftesën e kryeministrit Rama për të marrë pjesë në takimin informal të liderëve të Ballkanit Perëndimor.


Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku në një status në rrjetet sociale shkruan se sjellja e tij është fëmijërore dhe politikisht e papërgjegjshme.

Sipas saj, një konferencë në ishujt e bukur të Greqisë nuk është më e rëndësishme se takimi me liderët e rajonit dhe Komisionin Evropian në Tiranë.

“Fëmijërore dhe politikisht e papërgjeshme sjellja e Kryeministrit Kurti.  Si qenka më me rëndësi një konferencë në ishujt e bukur të Greqisë se sa takimi me liderët e rajonit dhe Komisionin Evropian në Tiranë?! Kryeministër, Edi Rama nuk të ka ftuar në dasëm familjare, por në takim me liderët e rajonit, në kuadër të Procesit të Berlinit. Në takime të tilla mospjesëmarrja juaj nuk është më refuzim personal i juaji karshi Ramës. Nuk ka asgjë personale këtu. Mosdurimi dhe qasja e juaj idhnake karshi Kryeministrit shqiptar po e dëmton Kosovën”, shkruan Çitaku.

Ndërkohë ish-ministri i Jashtëm Anton Berisha thotë se nuk beson që ka patur e mund të ketë një Kryeministër kaq të papërgjegjshëm e kaq cinik.

Ai thekson se Kurtit nuk i intereson bashkëpunimi mes shqiptarëve dhe integrimi evropian.

“Në Kretë, sipas qeverisë paska konferencë përderisa në Tiranë ka një drekë, prandaj më i mençuri i Kryeministave të rajonit, Albin Kurti nuk humb kohë sikurse kolegët e tij! E vërteta, është se atij as nuk i intereson bashkëpunimi brenda shqiptarëve as nuk i intereson integrimi europian, prandaj me lehtësi refuzon takimin e Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor që mbahet në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit. Nuk besoj që ka patur e mund të ketë një Kryeministër kaq të papërgjegjshëm e kaq cinik, çfarë e ka Kosova aktualisht”.

Lajmin për mospjesëmarrjen e Kurtit, e konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili theksoi se Kurti nuk mund të marrë pjesë pasi muaj më parë kishte konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë./Opinion.al

Etiketa: albin kurtiedi ramavlora citaku


Ju sugjerojmë

Mësuesia e gazetaria në rënie të lirë! Ç’po ndodh me arsimin e lartë në Shqipëri
Aktualitet

Mësuesia e gazetaria në rënie të lirë! Ç’po ndodh me arsimin e lartë në Shqipëri

14 Shtator, 2025 9:25 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 14 shtator 2025

14 Shtator, 2025 8:12 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

14 Shtator, 2025 8:05 am
Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë
Bota

Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë

13 Shtator, 2025 10:26 pm
Tritol në një hotel në Durrës, reagon Policia
Kronikë

Tritol në një hotel në Durrës, reagon Policia

13 Shtator, 2025 9:34 pm
Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri
Bota

Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri

13 Shtator, 2025 9:16 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Gjendet eksploziv në një hotel në Durrës

13 Shtator, 2025 8:45 pm
Video/ Kina përuron urën më të lartë në botë
Bota

Video/ Kina përuron urën më të lartë në botë

13 Shtator, 2025 8:40 pm
Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?
Bota

Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?

13 Shtator, 2025 7:40 pm
Gaza/ Ushtria izraelite vret futbollistin palestinez dhe 14 anëtarë të familjes
Bota

Gaza/ Ushtria izraelite vret futbollistin palestinez dhe 14 anëtarë të familjes

13 Shtator, 2025 7:31 pm
Para
Non-grata në Britani/Berisha:Vendimi u dha në bazë të shpifjeve të ambasadorit King Smith

Non-grata në Britani/Berisha:Vendimi u dha në bazë të shpifjeve të ambasadorit King Smith

Berisha: Dokumentet për shpalljen non-grata dolën nga burimet e Sorosit dhe Lulzim Bashës

Berisha: Dokumentet për shpalljen non-grata dolën nga burimet e Sorosit dhe Lulzim Bashës

Berisha: Mafia e Sorosit drejton të gjithë artilerinë e shpifjeve ndaj fëmijëve të mi

Berisha: Mafia e Sorosit drejton të gjithë artilerinë e shpifjeve ndaj fëmijëve të mi
















TE FUNDIT

Mësuesia e gazetaria në rënie të lirë! Ç’po ndodh me arsimin e lartë në Shqipëri

Mësuesia e gazetaria në rënie të lirë! Ç’po ndodh me arsimin e lartë në Shqipëri
14 Shtator, 2025

Gjatë dekadës së fundit, fushat klasike të studimeve të larta kanë humbur terren në mënyrë drastike. Shkencat humane, artet, degët...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 14 shtator 2025

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
14 Shtator, 2025

Deri në mesditë i gjithë territori shqiptar pritet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime, ku më të theksuara...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, 7 shtator 2023
14 Shtator, 2025

Dashi Do kujdeseni mjaft sot për jetën tuaj ne çift dhe nuk do lini askënd t’ua prishe planet qe keni...

Lexo më shumë

Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë

Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë
13 Shtator, 2025

Oficerët ushtarakë polakë do të mbërrijnë në Kiev më 18 shtator për të koordinuar përpjekjet me Ukrainën për t’iu kundërvënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com