Aktualitet

Refuzoi foton me Ilir Metën, flet presidenti serb


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:33 - 10/05/19 |
xhu lia

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka treguar arsyen pse refuzoi të bëjë foto kreun e shtetit shqiptar Ilir Meta, Presidenten e Kroacisë, Kitaroviç si dhe me Presidenti slloven Pahor, në nisje të samitit të Brdo-Brijunit në Tiranë.

Duke folur për mediat serbe, Vuçiç tha se ishte vetëm një ngatërrim

“Kam qenë pjesë e fotos zyrtare. Kur sheh dikë, shkon dhe i shtrëngon dorën. Këtë kam bërë me tre presidentët, por ajo (fotoja) nuk ishte diçka zyrtare” – u shpreh Presidenti serb.

Gjithashtu ai u shpreh edhe për shtrëngimin e duarve me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në prani të Federica Mogerinit.

“Nëse tani po merreni se ishte një shtrëngim duarsh i ftohtë, apo nuk e di. Merreni si të doni. Ishte një takim në një bufe ku kishte edhe çaj të ngrohtë”, tregoi Aleksandër Vuçiç./Opinion.al

Pas