Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ka zhvilluar një bisedë telefonike me liderin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko.
Siç u raportua me hërët Rusia tha se një delegacion kishte mbërritur në Bjellorusi – për bisedime me Ukrainën.
Por Zelensky e hodhi poshtë ofertën duke thënë se bisedimet në Minsk mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus. Ai theksoi se mbetet i hapur për negociata në vende të tjera./Opinion.al