Kryesore

Refuzimi i Simon Mirakës në Komision, Berisha: Ikonë e vuajtjes së persekutimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:22 - 30/05/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha në seancën e sotme në Kuvend e ka quajtur akt të shëmtuar refuzimin nga mazhoranca të kandidaturës së Simon Mirakës si anëtar në Komisionin e dosjeve të Sigurimit të Shtetit.

Berisha ka akuzuar sot në Kuvend qeverinë për diskriminim me të përndjekurit politikë, duke iu referuar refuzimit të emrit të Mirakës.

Diskriminim klasor u bëni të përndjekurve politikë, me një akt të shëmtuar sot refuzuat Simon Mirakën, njërin nga ikonat e vuajtjes së persekutimit, i një familje të shkëlqyer, dhe në kombinim, individë që i lidh krimi i fshinë emrin për të shkuar komisioner në Komisionin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Diskriminimi juaj ndaj qytetarëve është i pakufishëm”, tha Berisha.

Ndër të tjera Berisha tha se 95% e proceseve gjyqësore fitohen vetëm nga qeveria.

“95% e proceseve gjyqësore fitohen vetëm nga narko qeveria. Qytetarët nuk i fitojnë kurrë më proceset gjyqësore. Jashtë çdo imagjinate. Tani vendoset që rekursin ta shndërroni në një mekanizëm plackitje të vërtete më vendim, të përzgjidhni ata të cilët nuk do shkojnë në Gjykatë të Lartë, natyrisht kundrejt shumave të majme. Me qeveritarë që vjedhin ditën e natën, kafshatën tuaj, ilacet, që vjedhin ushqimet tuaja, në çdo gjë, nuk mund të ketë asgjë tjetër kurrë barazi, barazia ligjore është thjesht iluzion, rruga e vetme është të mendojmë secili prej nesh për këtë vend, ta shndërrojmë Shqipërinë në vendin e qytetarëve të lirë e të barabartë para ligjit”, theksoi Berisha.

Pas