Një ditë refuzimesh që kanë mbërritur njëra pas tjetrës për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në fillim ishte kancelarja Merkel ajo që i tha “jo” ëndrrës së 100. 000 azilkërkuesve në shtetin e saj dhe pak më pas, një deklaratë e ashpër e ambasadorit Hoffman për sistemin tonë të drejtësisë. E ndërsa kancelarja Merkel ka vendosur të përdorë edhe avionët ushtarakë për të depërtuar azilkërkuesit, ambasadori nuk ka zgjedhur gjuhën e diplomacisë. Ai është treguar i drejtpërdrejtë, teksa ka folur për vilat dhe makinat luksoze të gjyqtarëve shqiptarë, që tregojnë qartë për korruptimin e këtij sistemi kyç për integrimin.