Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Refugjatët: Si e njohim ne tunizianin që hodhi në erë tregun e Krishtlindjeve në Berlin

2016/12/22 at 4:08 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Refugjatët: Si e njohim ne tunizianin që hodhi në erë tregun e Krishtlindjeve në Berlin

Teksa një operacion i gjerë është duke u zhvilluar në Europë, për arrestimin e autorit të dyshuar të masakrës së Berlinit, gazetarët e BBC kanë shkuar në ndërtesën ku jetonte, 24 – vjeçari tunizian, Anis Amri.

Ai kishte një dhomë të vogël në një ndërtesë sëbashku me 16 emigrantë të tjerë të shpërndarë në dy kate. Gazetari i BBC intervistoi refugjatë nga Shqipëria dhe Iraku, të cilët u përgjigjën se dinin shumë pak për Anis Amri, i cili kishte qëndruar në këtë vend për një kohë të shkurtër.

“Nuk e njoh fytyrën e tij”, shprehet Andi, i riu nga Shqipëria, kur gazetari i tregoi një foto të autorit të dyshuar të Berlinit.

“Por kemi biseduar për sulmin me refugjatët e tjerë dhe sesi ky person kishte lidhje me xhihadistët këtej. Ndoshta ka patur vërtetë. Është e tmerrshme. Askush këtu nuk di shumë rreth tij”.

BBC shkruan se në muret e koridorit gjendet një shenjë e swastikas, si provë e ndjenjës kundër emigrantëve. Këta të fundit shpjegojnë se ajo është vizatuar nga banorët e zonës dy muaj më parë.

Ndërkohë, të dhëna të reja kanë dalë në dritë për 24 – vjeçarin nga Tunizia, i cili të hënën në mbrëmje i mori jetën 12 personave dhe plagosi 49 të tjerë, pasi u fut me kamion në tregun e Krishtlindjes në Berlin.

Amri kishte qenë nën monitorimin e autoriteteve gjermane në fillim të këtij viti, pasi dyshohej se po planifikonte një grabitje, paratë e të cilave do t’i përdorte për të blerë armë. Por për shkak të mungesës së provave survejimi u hoq.

Përpara se të hynte në Gjermani, ai kishte qenë në burg për 4 vite në Itali, për zjarrvënie.

Aktualisht për Amrin ka një urdhër europian arresti pasi dokumentet e tij u gjetën në kamionin e përdorur në masakër, ndërsa autoritetet shprehen se ai mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm.

Dyshohet se 24 – vjeçari mund të ketë mbetur i plagosur gjatë përleshjes me shoferin polak të kamionit, i cili u gjet i vdekur në të.

Mediat gjermane raportuan se Amri kishte jetuar herë pas here në Dortmund. Banorët atje e njohën nga fotot dhe treguan se ai shpenzonte kohë me një gjerman me origjinë nga Serbia, i cili u arrestua muajin e shkuar pas dyshimeve se kishte lidhje me ISIS. /tvklan.al

Ju sugjerojmë

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
Aktualitet

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

29 Qershor, 2025 10:44 pm
Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
Bota

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

29 Qershor, 2025 10:28 pm
Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
Bota

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

29 Qershor, 2025 10:02 pm
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

29 Qershor, 2025 9:30 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: Të ndiqen penalisht të gjithë ata që nxorën informacione për sulmet e …

29 Qershor, 2025 9:18 pm
Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma
Aktualitet

Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

29 Qershor, 2025 8:45 pm
Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd
Rajoni

Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd

29 Qershor, 2025 8:38 pm
Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun
Bota

Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun

29 Qershor, 2025 8:20 pm
Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave
Aktualitet

Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave

29 Qershor, 2025 8:04 pm
Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…
Aktualitet

Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…

29 Qershor, 2025 7:39 pm
Para
Video/ Blushi ‘kthehet’ bindshëm në Parlament. Lë Ramën pa fjalë për Balilin dhe Rroshin

Video/ Blushi 'kthehet' bindshëm në Parlament. Lë Ramën pa fjalë për Balilin dhe Rroshin

Ja risitë e Messenger-it

Ja cilët janë 5 aplikacionet më të mira për mesazhe në Android dhe iOS

‘Elifi’ kapet mat me aktorin e njohur të filmit “Ezel”

'Elifi' kapet mat me aktorin e njohur të filmit "Ezel"

TE FUNDIT

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
29 Qershor, 2025

Teksa vendi përballet me vatra zjarri të konsiderueshme, me një njoftim ka dalë dhe ministri i Mbrotjes së Republikës së...

Lexo më shumë

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
29 Qershor, 2025

Për stafin e spitalit Nasser në Khan Younis, një viktimë e re e sjellë në departamentin e urgjencës javën e...

Lexo më shumë

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
29 Qershor, 2025

Irani mund të rinisë prodhimin e uraniumit të pasuruar brenda muajsh, pavarësisht dëmit të konsiderueshëm që u është shkaktuar objekteve...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
29 Qershor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dalë mbrëmjen e sotme me një njoftim zyrtar, ku bën me dije situatën e zjarreve në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com