Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Refugjatët afganë, Veliaj: Më të mirët mund të qëndrojnë përfundimisht

2021/08/17 at 6:53 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Refugjatët afganë, Veliaj: Më të mirët mund të qëndrojnë përfundimisht

Bashkia e Tiranës do të vendosë disa struktura akomoduese në Qytetin Studenti për afganët që do të sillen në Shqipëri pasi u evakuuan nga forcat amerikane. Kryebashkiaku, Erion Veliaj, tregoi në një intervistë për gazetarin Bes Jacaj në Klan News se pala shqiptare është e përgatitur që t’i presë refugjatët afganë që nga sot në mesnatë.

Veliaj i ktheu përgjigje edhe pyetjes nëse do të duhet që afganët të qëndrojnë për më shumë se 1 ose 2 muaj. Ai pohoi që mund të përdoret e njëjta skemë si për tërmetet, ku ata të strehohen në struktura hoteliere. Kryebashkiaku Veliaj nuk mohoi që refugjatët të integrohen në Shqipëri duke punuar  në vendin tonë. Madje ai nuk e përjashtoi mundësinë  që në të qëndrojnë përgjithmonë afganë të cilët janë më të mirët e më të aftët për punë të ndryshme.

Veliaj shtoi se Tirana është qytet kozmopolitan dhe se këtu jetojnë 144 shtetësi të ndryshme.

Çfarë ndodh nëse afganët janë të detyruar të qëndrojnë edhe më shumë se në Tetor?

Erion Veliaj: Ne kemi treguar kreativitet edhe në raste të tjera sfiduese. Çështjen e tërmetit e menaxhuam komplet ndryshe. Qeveria e Edi Ramës vendosi mos t’i linte njerëzit nëpër çadra nëpër palestra, ndërkohë që ju kujtoj që ka shumë njerëz që janë nëpër çadra sot. Kur të ketë mbaruar sezoni turistik dhe të jenë të hapura shumë hotele shumë mirë mund të ndodhë. Sa kohë që qeveria amerikane është ofruar të paguajë faturat e këtyre personave në rrezik, që kanë shërbyer me autoritetet amerikane dhe kërkojnë të jenë në një vend të sigurt, nuk e shoh fare problematike që të aplikohet e njëjta skemë ku me këto fonde të qeverisë amerikane paguhen këto hotele në bregdet. As studentët nuk vuajnë dhe këta njerëz kanë dinjitet dhe nuk dergjen nëpër kampingje dhe palestra.

Edhe një pyetje zoti Veliaj, gjatë kohës që ata do të vijnë në Shqipëri dhe do të qëndrojnë pasi të nisë viti i ri akademik, do të kenë mundësi të integrohen, të jenë pjesë e jetës sociale, të punojnë, të gjejnë vende pune? Çfarë është menduar të jenë, kampe vetëm për t’u ushqyer dhe të qëndrojnë brenda territorit?

Erion Veliaj: Duke qenë se kjo është një histori, e cila nuk është se ka ndodhur herë të tjera, sot nuk jam në dijeni sa zgjat kjo procedurë. Di për shembull që zgjat pak ditë ose pak javë kur merr një vizë vizite, por vizë rezidente nuk e di sa është procedura. Ajo që di të them është se nëse periudha është afatgjatë, disa prej tyre mund edhe të na ndihmojnë me organizimin, me pastrimin, me aktivitet sociale për fëmijët.

Brenda zonës ku jetojnë, jo se ka mundësi që një afgan të gjejë vend pune në Tiranë dhe gjatë kohës që qëndron të gjenerojë të ardhura për familjen e tij?

Erion Veliaj: Çdo të hëne bëj betime të atyre që marrin shtetësinë shqiptare, di të të them që në shumë prej tyre, edhe nga Siria, edhe nga Egjipti, por sidomos nga Kosova kam gjetur talente që unë tashmë i kam marrë në punë. Talenti njerëzor është pa limit. Unë po flas nga një iphone që ishte krijim i Steve Jobs, i cili ishte fëmija që u dha për adoptim nga një çift studentësh sirianë. Shumë prej atyre që janë refugjatë që kanë kaluar sfida, janë dhe gjeniale dhe prodhojnë kreativitet e biznes. Unë nuk do e përjashtoja mundësinë që të rinj dhe të reja afgane që duan të rrinë më gjatë në Shqipëri, ose në fakt duan të rrinë përfundimisht në Shqipëri dhe janë të aftë mund të na ndihmonin për Tiranën “Kryeqytet të Rinisë” dhe për të treguar që sot jemi një qytet kozmopolitan. Unë e kam parë edhe historinë e atyre që bëjnë si arianë të thekur. Dua t’ju kujtoj që në 30 vitet e fundit Tirana ka 144 shtetësi, të ndryshme që jetojnë dhe janë rezidentë në Tiranë. Jemi qytet kozmopolitan dhe kjo historia që do na pushtojnë më ngjan me atë historinë e  racistëve në Itali dhe Greqi që ne jemi pushtues. Hajd ta shohim si mundësi, jo si fatkeqësi. /tvklan.al

Ju sugjerojmë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike

6 Qershor, 2025 2:06 pm
Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave
Rajoni

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave

6 Qershor, 2025 2:03 pm
Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
Aktualitet

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

6 Qershor, 2025 1:58 pm
“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
Aktualitet

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

6 Qershor, 2025 1:46 pm
“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Kryesore

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

6 Qershor, 2025 1:38 pm
“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
Aktualitet

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

6 Qershor, 2025 1:35 pm
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
Para
Rindërtimi/ Rama nxjerr pamjet nga Bubqi: Do të jetë gati në vjeshtë

Rindërtimi/ Rama nxjerr pamjet nga Bubqi: Do të jetë gati në vjeshtë

Talebanët trokitën tre herë në derën e një gruaje, të katërtën e vranë

Talebanët trokitën tre herë në derën e një gruaje, të katërtën e vranë

Qëlloi me armë zjarri duke lëvizur me makinë, policia në kërkim të autorit

Sherr në Elbasan,qëllohen efektivët e policisë,dëmtohet makina e patrullës

TE FUNDIT

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
6 Qershor, 2025

Shqipëria vijon të jetë një nga historitë më të suksesshme të turizmit në Europë. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi...

Lexo më shumë

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave
6 Qershor, 2025

Mali i Zi ashtu si Shqipëria synon që të mbajë një konferencë ndërqeveritare në fund të këtij muaji. Shefi i...

Lexo më shumë

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
6 Qershor, 2025

Në një foto të publikuar bashkë me gruan e tij Liri Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ka uruar ndjekësit e...

Lexo më shumë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
6 Qershor, 2025

Për arkitektin e njohur japonez Kengo Kuma, Shqipëria është e ngjashme me vendin e tij të lindjes. Por në ç’kuptim?...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com