Sot po zhvillohet në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian një seancë e posaçme dëgjimore për situatën në Shqipëri, ku është folur dhe për plotësimin e 15 kushteve nga ana e vendit tonë.
Isabel Santos, raportuesja për Shqipërinë, theksoi në fjalën e saj se vendi ynë e ka të nevojshme që të vijojë procesin e reformave, ndërsa shtoi se reforma në gjyqësor është ngadalësuar për shkak të Covid 19.
“Ne kemi folur për zbatimin e masave, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe të gjitha këto përpjekje duhet te rinisin me ritmin qe kishin përpara pandemisë. Dua të theksoj rëndësinë e rolit të delegacionit të Bashkimit evropian dhe të Ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë në promovimin e dialogut”,- tha Santos./ Opinion.al