Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reformat e Ramës si përrallat e plakës Inxhiko; “Na ishte njëherë një plak matuf me emrin Sali”

2016/11/26 at 11:58 AM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Reformat e Ramës si përrallat e plakës Inxhiko; “Na ishte njëherë një plak matuf me emrin Sali”

Nga Dritan LACI-


Kryeministri Rama u kthye dje për të disatën herë në tre vitet e fundit në Peqin, një zonë në të cilën në vitin 2013 pati bërë premtime të bujshme, gati sureale; premtime të cilat me siguri kur ua kujton sot, edhe vetë peqinasit duhet të ndihen keq për duartrokitjet që i dhuronin listës së premtimeve sot të pambajtura të atij që më pas do të ishte kryeministri i Shqipërisë.

I njëjti që po dje në një takim me fermerët e Peqinit, të njohur për mbarështimin e gjelave të detit por edhe për një festival ekzotik po kaq të njohur të luftës me gjela, nuk pati durimin të dëgjojë një vajzë të re e cila teksa doli jashtë rreshtit të atyre që tundnin kokën në shenjë aprovimi, filloi ti qahej kryeministrit të saj për faktin që edhe pse kishte përfunduar Infermierinë me notën 8.5; Edhe pse kishte përfunduar Masterin me 9.2 (të paktën kështu thoshte); Edhe pse i kishte dërguar letër pas letre kryeministrit, ku edhe pse kishte këto mesatare askush nuk e merrte në punë (dhe për këto ishte e gatshme të tregonte edhe letrat që kishte me vete); Edhe pse i kujtoi kryeministrit që ka dy vite që ka licensën e punës dhe nuk kishte marrë asnjë përgjigje nga Drejtoria Shëndetësore Elbasan dhe Peqin (dhe për këtë ishte e gatshme ti tregonte dokumentet që kishte me vete); Kryeministri Rama jo vetëm që nuk pati durimin ta dëgjojë vajzën deri në fund dhe minimalisht ti kërkonte ndjesë për mosmbajtjen e premtimeve, por u tregua një arrogant i pashembullt duke ju drejtuar me fjalët: “Nuk kam nevojë për dokumenta, se s’kam ardh këtu për… për të shtuar më tej; “Nuk je e vetmja që kërkon një punë si Infermiere dhe midis dhjetra e dhjetra e dhjetra kërkesave…

” Kaq dëgjuam nga bashkëbisedimi i “frytshëm” midis Kryeministrit dhe vajzës që kishte përfunduar studimet Master me mesatare 9.2 por që nuk i ofronin punë. Pasi në këtë moment, aq sa na mundëson RQKSH (Regjia Qendrore e Këshillit të Ministrave), kryeministri Rama i kërkon vajzës të jetë e sjellshme (edhe pse vetë nuk është fort i sjellshëm) dhe t’ja kalojë mikrofonin dikujt tjetër pasi nuk do bënte debat me të.

Ishte sërish vajza që i kujtoi Kryeministrit fjalët shpresëmëdha që ai u kishte thënë të rinjve tri vite më parë para se të bëhej i tillë, eksplicisht citoj folësen: “Në bazë të asaj që ti ke deklaruar para medias; “Studentët e mirë unë do i vlerësoj dhe do i ndihmoj për vendet e punës”; ndërsa për mua deri më sot asgjë nuk është bërë. Unë isha në shkollë kërkoja bursë dhe nuk ma jipshin, sot kërkoj punë dhe sma japin”.

Kaq dëgjuam nga komunikimi midis kryeministrit dhe vajzës me mesatare masteri 9.2 dhe gjithsecili që e ka ndjekur këtë bashkëbisedim duhet të jetë ndarë me një shije të hidhur. Jo vetëm për arrogancën që tregon kryeministri në vazhdimësi por edhe për një ligjëratë të kthyer gati në refren ku edhe pse po i afrohet muajve të fundit të mandatit të tij katërvjeçar si kryeministër, Rama vazhdon ti trembë bashkëdëgjuesit (pasi vetëm bashkëbisedues nuk ka në forumet e tij) me gogolin e Berishës.

Aq sa, sa herë e dëgjoj më kujton rahmet pastë plakën Inxhiko në mëhallë, ku sa herë i kërkonim të na tregonte një përrallë, ja niste; “Na ishte njëherë…” Ku ashtu si në përrallat e nondajave të rrjedhura nga vitet mbi supe, edhe kryeministri Rama e fillon gjithmonë ligjëratën e tij për realizimet e reformave me: “Na ishte njëherë një plak matuf me emrin Sali”… “ Na ishte njëherë një Katallan me emrin Sali”… “Na ishte njëherë një i rrjedhur që bërtiste rrugë, rrugë, rrugë”… Dhe kështu me përrallën e Saliut plak, Rama po mbyll vitin e katërt në qeverisje.

Sigurisht që të gjithë e dinë që nuk ka mbetur më gomerë Peqini që të mos e kuptojë që forumi me fermerët e zonës nuk është qëllimi i bashkëbisedimit me ta; qëllimi i zgjidhjes së halleve të tyre; qëllimi i gjetjes së një mënyre që fermerëve të mos u mbetet prodhimi stinor në depo; qëllimi që të rinjtë të mos i ikin tokës, por ta punojnë.

Sigurisht që jo. Pasi tashmë është fare e kuptueshme që qëllimi i vetëm është përdorimi si fasadë i fermerëve, duke mos folur për hallet e tyre, por për Saliun dhe armiqtë në drejtësi. Se ç’i hyn në punë një fermeri në Peqin apo në Shishtavec të Kukësit në u votua apo jo Vetingu këtë e kupton vetëm Rama. Dhe këtë ja tregoi më së miri kryeministrit vajza që nuk ja mësuam emrin. Ajo e cila i tregoi Ramës përballë RQKSH-së së tij (Regjia Qendrore e Këshillit të Ministrave) se thënia e tij lapidare se “Punë ka por profesionistë s’ka” është demagogji për të mbuluar paaftësinë e qeverisë për tu siguruar të rinjve një jetë më të mirë në vendin e tyre.

Është po kaq demagogjike sa premtimet që Rama jepte para peqinasve tre vite më parë ku bashkë me atë që do ishte më pas deputeti i Peqinit, z. Alfred Peza,bashkëpremtonin: “Në katër vite do hapim njëmijë vende pune”; “Do të marrë fund historia ku në Peqin 10 veta merrnin 10 rroga dhe tjerët janë pa punë”; “Çdo çift i ri, njëri prej tyre do jetë patjetër në një punë të mirë”. Dhe jo vetëm kaq po premtimet vazhdonin; “Stadium me drita për Peqinin”; “Televizioni Shkumbini Channel sipas modeleve më të mira Milan Channel, Inter Channel e kështu me radhë”; “Fushë me ndriçim natën me stërvitje” “Binjakëzim me ekipin e Lazios”. Ndërsa Rama shtonte; “Ne duam ti japim Peqinit mundësinë të Rilindë”.

Në fakt se çfarë është bërë në Peqin këto tre vite dhe çfarë ka mbetur nga shkëlqimi i atyre premtimeve është mirë të flasin peqinasit. Ajo që mund të themi është se ajo vajzë dje që nuk ja mësuam dot emrin tha një të vertetë që nuk e fsheh dot as RQKSH-ja e Kryeministrit. Nuk e fsheh dot as anatemimi i vazhdueshëm nga kryeministri aktual i plakut Sali. Nuk e fsheh dot as përralla; “Na ishte njëherë Shqipëria…” Këtë të vërtetë nuk e fshehin dot as të vertetat e një gjermani si Gunther Krichbaum i cili sigurisht që nuk e di ku bie Peqini apo Shishtaveci, por nuk është aq i pa përditësuar sa të mos e di se Shqipëria është një vend ku vota blihet, ku të drejtat e njeriut nuk respektohen, ku hashashi gjelbëron fushat dhe malet e kështu me radhë.

Sigurisht që ajo vajzë që dje s’ja mësuam dot emrin nuk do shkojë ti kërkojë llogari Saliut. Sepse nuk është Saliu kryeministri i saj. Asaj dhe çdo të riu në Shqipëri i intereson e ardhmja dhe bashkëbisedimi me kryeministri aktual dhe ata që do të pasojnë. Po ashtu edhe fermerit, edhe mësuesve, edhe studentëve… Pyetja që qytetarët duhet ti ngrejnë Ramës sot është; “Edhe sa kohë do u thuash qytetarëve të tu: “Fajin ua ka Saliu”…”Edhe sa kohë do fshihesh pas gjethes së fikut të Saliut”. Nuk e kupton që po vetëplakesh duke bërtitur: Saliu… Saliu… Saliu. “ “Po ti vetë çdo bësh diçka më shumë se Saliu që të mos mbetesh në mendjen e shqiptarëve si kryeministri që dilte arave e maleve të Shqipërisë dhe bërtiste: Saliu…Saliu…Saliu”… Në fund; “Edhe sa kohë do japësh llogari si Saliu”. “Edhe sa kohë do e kërkosh votën sikur të jesh Saliu…” “Z. Rama kur do fillosh te besh kryeministrin Rama”

/Opinion.al

vajza qe i kerkoi pune

*Vajza që i kujtoi premtimet e punësimit



Ju sugjerojmë

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës

23 Qershor, 2025 10:30 pm
The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet
Bota

Irani goditi Katarin, Khamenei: Nuk do të dorëzohemi përballë shkeljeve

23 Qershor, 2025 10:15 pm
Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët
Bota

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët

23 Qershor, 2025 10:05 pm
Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar
Bota

Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar

23 Qershor, 2025 9:48 pm
“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg
Aktualitet

“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg

23 Qershor, 2025 9:20 pm
Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik
Bota

Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik

23 Qershor, 2025 9:09 pm
Durrës/ Jahti zhduket në mes të ditës, pronari bën denoncimin në Polici
Kronikë

Durrës/ Jahti zhduket në mes të ditës, pronari bën denoncimin në Polici

23 Qershor, 2025 8:54 pm
Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, MEPJ thirrje shqiptarëve të Gjirit Persik
Kryesore

Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, MEPJ thirrje shqiptarëve të Gjirit Persik

23 Qershor, 2025 8:40 pm
Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…
-Jetë dhe Stil

Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…

23 Qershor, 2025 8:21 pm
Sulmi me raketa, Irani: Objektivi është SHBA, jo Katari
Bota

Sulmi me raketa, Irani: Objektivi është SHBA, jo Katari

23 Qershor, 2025 8:18 pm
Para
Historia e dhimbshme e familjes çoi 14 vjeçaren drejt tentativës për vetëvrasje. Ja çfarë thotë nëna

Historia e dhimbshme e familjes çoi 14 vjeçaren drejt tentativës për vetëvrasje. Ja çfarë thotë nëna

Kanye West vuan nga depresioni?

Kanye West vuan nga depresioni?

Kapet gomonia me 1.5 ton drogë, 7 orë aksion në det

Kapet gomonia me 1.5 ton drogë, 7 orë aksion në det
















TE FUNDIT

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës
23 Qershor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje mbi situatën e zjarreve.  Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile...

Lexo më shumë

Irani goditi Katarin, Khamenei: Nuk do të dorëzohemi përballë shkeljeve

The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet
23 Qershor, 2025

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka reaguar pas sulmit me 6 raketa drejt bazës amerikane në Doha. Khamenei...

Lexo më shumë

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët
23 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar në rrjetet sociale pas sulmeve me raketa të Iranit ndaj një baze ushtarake amerikane...

Lexo më shumë

Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar

Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar
23 Qershor, 2025

Shumë vende në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut kanë reaguar duke dënuar sulmin iranian ndaj një baze amerikane...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com