Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reforma zgjedhore/ Propozimi i PD nuk mbështetet nga BE

2019/09/30 at 5:23 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Reforma zgjedhore/ Propozimi i PD nuk mbështetet nga BE

Propozimi i Partisë Demokratike për ngritjen e një strukture të posaçme për Reformën Zgjedhore është refuzuar nga OSBE dhe Bashkimi Europian. Zëdhënësja e BE, Maja Koçiajançiç është shprehur për mediat se kjo nuk është një çështje që i takon Bashkimit Europian dhe i ka bërë apel palëve për dialog

“Nuk i takon Bashkimit Europian që të përcaktojë ose të bëjë komente mbi strukturën që duhet të përdoret për të lehtësuar konsultimet dhe më tej reformën zgjedhore. BE rithekson nevojën që të gjithë aktorët politikë të demonstrojnë gatishmëri të vërtetë për të kontribuar, përmes dialogut konstruktiv dhe të avancojnë punën për reformën zgjedhore” tha Koçiajançiç.

Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe opozita parlamentare lidhur me këtë propozim. Bashkëkryetarja e komisionit për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari dhe deputeti Ralf Gjoni janë shprehur se Bashkimit Europian dhe OSBE nuk mund të angazhohen në struktura të tilla pasi është jashtë kompetencave të tyre dhe nënvizuan gjithashtu se reforma mund të kryhet vetëm përmes strukturave parlamentare.

“Si Bashkimi Europian, apo OSBE nuk merren dot me marrëveshje jashtë institucioneve, nuk janë të mandatuara për këtë punë”, tha Rudina Hajdari duke shtuar se për opozitën jashtë parlamentit se “Janë jashtë institucioneve të Shqipërisë dhe duhet ta kuptojnë këtë realitet. Por kjo nuk do të thotë ata duhet të jenë vendimmarrës”.

“Legjitimiteti i komisionit dhe parlamentit nuk përcaktohet nga ato parti që kanë dalë jashtë këtij parlamenti. Reforma zgjedhore do të organizohet vetëm në gjirin e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore”, tha deputeti Ralf Gjoni.

Propozimi i opozitës së bashkuar parashikonte ngritjen e një strukture të përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA), një përfaqësues i mazhorancës dhe një i opozitës së bashkuar për të organizuar reformën zgjedhore.

Ambasadori i OSBE, Bernard Broschard, e refuzoi këtë propozim dhe të njëjtin qëndrim mbajti edhe kryeministri Rama i cili tha se reforma do të ndahet në 2 faza, ku e para do të jetë miratimi në bllok e pa ndryshime i rekomandimeve të ODIHR.

Megjithatë qasja e tij duket se nuk gjen mbështetjen e opozitës parlamentare, e cila ka votat për miratim. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
Kryesore

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

25 Tetor, 2025 2:14 pm
Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
Aktualitet

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

25 Tetor, 2025 11:38 am
Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
Aktualitet

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

25 Tetor, 2025 11:19 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
Bota

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

24 Tetor, 2025 9:26 pm
Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Para
Fikja e transmetimeve analoge/ PD: Vendimi cënon të drejtën e informimit

Fikja e transmetimeve analoge/ PD: Vendimi cënon të drejtën e informimit

Nuk falin ndaj duhet të ruheni, cilët janë hakmarrësit e horoskopit

Nuk falin ndaj duhet të ruheni, cilët janë hakmarrësit e horoskopit

Bushati flet për pakt kombëtar: Të dalim nga labirinti i vetëmashtrimit

Bushati flet për pakt kombëtar: Të dalim nga labirinti i vetëmashtrimit

TE FUNDIT

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
25 Tetor, 2025

Klubi sportiv i Dinamos ka reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për të kryer testin e gjinisë për...

Lexo më shumë

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
25 Tetor, 2025

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në burgun e Durrësit, pas informacioneve për lëndë narkotike, telefonë apo sende të tjera...

Lexo më shumë

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
25 Tetor, 2025

Nga Gjermania ku ndodhet për “Berlin Global Dialogue” Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me shakanë që bëri me Macron...

Lexo më shumë

Horoskopi 25 Tetor 2025

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
25 Tetor, 2025

Dashi Një ngjarje e papritur mund të bëjë që të ndaheni përkohësisht nga personi i veçantë në jetën tuaj. Konfuzioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com