Kryesore

Reforma zgjedhore/ Propozimi i opozitës për zgjedhjen e Kolegjit Zgjedhor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:50 - 20/02/20 |
Al Do

Sot zhvillohet takimi i radhës i përfaqësuesve të palëve politike në tryezën e Reformës Zgjedhore.

Në këtë takim mësohet se Partia Demokratike ka paraqitur një propozim konkret lidhur me rekomandimin e OSBE/ODIHR që anëtarët e Kolegjit Zgjedhor janë nën presionin e vetingut.

Për të adresuar këtë çështje, PD propozon që të ndryshohet formula e zgjedhjes së Kolegjit. Konkretisht ai që do të quhet Kolegj Zgjedhor Gjyqësor do të përbëhet nga 15 anëtarë të zgjedhur me short nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Në shortin e hedhur përfshihen emrat e të gjithë gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të apelit të Shqipërisë dhe ata duhet të kenë të paktën 7 vjet përvojë si gjyqtar.

Mandati i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor duhet të jetë gjatë gjithë legjislaturës së Kuvendit të dalë nga zgjedhjet. Konstituimi i tij bëhet menjëherë pas betimit dhe thirret në detyrë kreu i saj jo më vonë se 45 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve.

Një pikë shumë e rëndësishme e propozimit të PD është se anëtarët e këtij këshilli që nuk kanë kaluar ende në procesin e vettingut të përjashtohen përkohësisht nga ky proces gjatë kohës së ushtrimit të detyrës. Kjo do t’i çlironte ata nga presioni i vettingut. Sipas llogarive të opozitës, moratoriumi prek një numër të papërfillshëm të gjyqtarëve 2-4 përqind të tyre, në varësi të numrit të anëtarëve të kësaj trupe 8 ose 15. /Opinion.al

Pas