Kryesore

Reforma Zgjedhore/ Palmer thirrje politikës shqiptare: Gjeni dialogun


               Publikuar në : 13:29 - 08/11/19 |
Opi Nion

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, ka folur në lidhje me situatën politike në Shqipëri.

Në fjalën e tij në Forumin Botëror Ekonomik, Palmer tha se palët duhet të gjejnë dialogun mes tyre për të realizuar një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, duke iu përmbajtur rekomandimeve të OSBE/OHDIR-it.

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor,theksoi se “themelet demokratike të Shqipërisë janë të forta, që zgjedhjet janë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike”.

Pjesë nga fjala

Do të na pëlqente të shihnim përparim, është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë të jenë të fortë, që zgjedhjet të jenë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike. Prandaj do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që çon sërisht drejt normalitetit për demokracinë shqiptare./Opinion.al

Pas