Një ditë pas marrëveshjes së parë të arritur për Reformën Zgjedhore, ku në tryezë u ulën bashkë Damian Gjiknuri, Ored Bylykbashi dhe Petrit Vasili, ka reaguar përsëri deputetja Rudina Hajdari.
Mëngjesin e sotëm, parmes një postimi në rrjetet sociale, deputetja shkruan se; “Është një moment i rëndësishëm për të dhënë një mesazh se çdo nënë, çdo grua dhe vajzë nuk kemi limite në shoqërinë tonë dhe se ne jemi të drejtëpërdrejta dhe interesat tonë shkojnë përtej interesave të ngushta të pushtetit”.
Deputetja është e vetmja që nuk firmosi marrëveshjen me palëve, duke thënë se nuk e kishte lexuar më parë dhe duhet te konsultohej me bashkëpunëtoret e saj.
Postimi i Hajdarit
Deri më sot shumë pak gra në politikë kanë qenë prezent në marrëveshje politike madhore. Për mua ky moment është i rëndësishëm për çdo grua dhe vajzë që më shikon. Është një moment i rëndësishëm për të dhënë një mesazh se çdo nënë, çdo grua dhe vajzë nuk kemi limite në shoqërinë tonë dhe se ne jemi të drejtëpërdrejta dhe interesat tonë shkojnë përtej interesave të ngushta të pushtetit. Çdo grua që lufton në politikë në një mënyrë apo tjetër ka përgjegjësi për mesazhin që përçon ndaj çdo gruaje apo vajze në çdo cep të Shqipërisë për rolin e rëndësishëm që ajo ka në shoqëri ./ Opinion.al