Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri është shprehur se ka zhvilluar një bashkëbisedim me ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim.
Gjiknuri shkruan në rrjetet sociale se e ka informuar ambasadoren në lidhje me ecurinë e deritanishme të procesit të reformës zgjedhore, ndërsa shton se ka kërkuar mbështetjen e SHBA për të nxitur dhe shtyrë përpara rifillimin e tryezës së dialogut politik, dakordësimin e çështjeve të mbetura pezull dhe përmbylljen e reformës brenda Qershorit.
Sipas Gjiknurit, miratimi i ligjit të ri elektoral hap rrugën për arritjen e konsensusit edhe për reformimin e financimit të partive politike.
Postimi i Gjiknurit
Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj sot me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim. E informova për ecurinë e deritanishme të procesit të reformës zgjedhore dhe kërkova mbështetjen e SHBA për të nxitur dhe shtyrë përpara rifillimin e tryezës së dialogut politik, dakordësimin e çështjeve të mbetura pezull dhe përmbylljen e reformës brenda Qershorit. Miratimi i ligjit të ri elektoral na hap rrugën më pas për arritjen e konsensusit edhe për reformimin e financimit të partive politike, parakusht për shëndoshjen e sistemit demokratik #ReformaZgjedhore./ Opinion.al