Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reforma/ Vasili-Majkos: LSI korrekte me koalicionin, s’je i informuar

2016/07/31 at 3:45 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Intervista/ Petrit Vasili: Ja si funksionon skema lehtësuese për fermerët

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili, i është përgjigjur deputetit socialist Pandeli Majko, i cili një ditë më parë tha se mes aleatëve të koalicionit kishte keqkuptime lidhur me reformën në drejtësi.


Sipas Vasilit, nuk ka asnjë keqkuptim sepse qëndrimi i Ilir Metës dhe LSI ka qënë i palëvizshëm për të patur një reformë të drejtë.

Për Vasilin, LSI ka qënë një forcë shumë korrekte në raportet e saj me koalicionin dhe ky qëndrim ka qënë i qartë edhe në tavolinat e nivelit të lartë të koalicionit.

Vasili thotë se “LSI është forcë bashkëpunuese dhe jo përjshtuese, që i kundërvihet politikës së konfliktualitetit që minon procesin e integrimit”.

Meta, deklaron Vasili, nuk ka vënë asnjëherë kushte apo kushtëzime pushteti.

JA DEKLARATA E PLOTE:

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit

Jo se e kam zakon të reagoj pas çdo prononcimi të çdo deputeti, por në respekt të miqësisë dhe raportit personal me z. Majko dua të ndaj me të dhe me publikun disa të vërteta të domosdoshme.

Nuk ka asnjë keqkuptim për reformën në drejtësi lidhur me qëndrimin e LSI-së dhe z. Meta. Jam i bindur që z. Majko nuk është i informuar, që në tavolinat e nivelit të lartë të koalicionit që nga dita e parë kur kjo reformë filloi të hartohej edhe deri në miratimin e saj në mesnatën e 21-22 korrikut, qëndrimi i z. Meta dhe i LSI-së ka qenë i palëvizshëm për të pasur një reformë në drejtësi sipas standardeve të Venecias dhe me konsensus.

Ky qëndrim i z. Meta nuk ka lëvizur asnjë presje edhe në çdo takim me përfaqësuesit më të lartë ndërkombëtarë, pasi ka ekzistuar një bindje e patundur që çdo votim i njëanshëm do të shfrenonte konfliktin politik, do të vriste dialogun politik dhe do të aksidentonte seriozisht procesin e integrimit. LSI si forcë bashkëpunuese dhe jo përjashtuese ka qenë dhe do të jetë e vendosur për t’iu kundërvënë politikës së konfliktualitetit që minon procesin e integrimit evropian si dhe që imponon nxjerrjen e opozitës jashtë institucioneve.

LSI ka qenë një forcë shumë korrekte në raportet e saj me koalicionin dhe ky qëndrim ka qenë i qartë edhe në tavolinat e nivelit më të lartë të koalicionit, por edhe në të gjitha nivelet e tjera të komunikimit ku unë kam qenë i pranishëm edhe personalisht.

LSI dhe Ilir Meta nuk kanë vënë asnjëherë kushte apo kushtëzime pushteti ndaj Edi Ramës dhe PS-së. Por ka pasur vetëm një kusht, që është vendosur nga LSI për PS-në para zgjedhjeve të vitit 2013 dhe ai ishte që Partia Socialiste, në opozitë në atë kohë, të votonte tre ligjet që ishin detyrim i integrimit evropian, pasi ekzistonte shqetësimi i madh se në rast se koalicioni PS-LSI nuk do të arrinte 84 vota, Berisha do të bënte të njëjtën gjë duke penguar procesin e integrimit evropian të vendit.

Gjithashtu, është vendi të kujtoj se edhe koalicioni me PD-në në vitin 2009, i cili u krijua, pas përjashtimit nga PS të çdo mundësie të bashkëpunimit politike me LSI-në, u krijua vetëm me një qëllim për të siguruar stabilitetin e vendit dhe për të bërë liberalizimin e vizave për të gjithë shqiptarët, falë të cilit shqiptarët gëzojnë mundësinë për të lëvizur si qytetarë të barabartë në Evropë, duke bërë realiteti kështu një ëndërr të parealizueshme për dekada të tëra.

LSI mbajti një qëndrim të prerë ndaj Berishës kur u kërkua të miratohej një ligj që kishte të bënte me NATO-n, por që nuk e kishte miratimin e saj. Dhe LSI kushtëzoi qëndrimin në koalicion me PD-në, duke frenuar miratimin e këtij ligji me qëllimin moscenimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Unë besoj akoma që z. Majko bën pjesë në atë plejadë socialistësh që nuk e kanë harruar kredon: të sakrifikojmë pushtet për të bërë shtet. Pikërisht për këtë arsye konsensusi i realizuar mesnatën e 21-22 korrikut ishte prova e bindjes tonë se duhet bërë një shtet i fortë dhe që e besojnë të gjithë shqiptarët. Për reformën në drejtësi 91% të shqiptarëve shpreheshin se e donin atë. Miratimi me 140 vota shpreh dëshirën e 100% të shqiptarëve për të qenë më të bashkuar dhe për të pasur një shtet më të fortë dhe një drejtësi të pavarur e të besueshme nga të gjithë.

Në funksion të realizimit të këtij konsensusi që 100% e shqiptarëve duan ka qenë edhe komunikimi me PD-në si forca kryesore e opozitës, por besoj se Pandi më shumë se kushdo tjetër socialist në kuptimin më të mirë të fjalës ka qenë një “fanar ndriçues” në këtë drejtim, pasi ai vetë e ka cilësuar të domosdoshëm këtë edhe kur komunikonte me Berishën e parë, ashtu edhe me Bashën e fundit për Asamblenë e NATO-s që u mbajt në Tiranë, pasi besoj që edhe Pandi edhe unë ndajmë të njëjtin mendim që çështjet e mëdha të shtetit, që u takojnë të gjithë shqiptarëve i detyrojnë të gjithë shqiptarët që i përfaqësojnë politikisht të komunikojnë mes tyre.

Unë e vërej të qartë mosinformimin që Pandi ka për çështjet e koalicionit megjithëse sinqerisht koalicioni ynë më duket i vogël në raport me këtë arritje shtetformuese, që u realizua mesnatën e 21-22 korrikut dhe që shtron rrugën e vendit për 30 vitet që vijnë. Megjithatë, deklarimi i z. Meta dhe gatishmëria e plotë për të komunikuar në çdo nivel qoftë edhe të grupeve parlamentare për çështje të koalicionit besoj që e shteron edhe këtë merak të mikut tim, Majko ku theksoj edhe një herë se korrektesa e LSI-së në bashkëpunimin e saj politik do jetë e pandryshuar sikurse dhe gatishmëria për të dëgjuar çdo shqetësim që Majko apo kushdo tjetër mund të ketë.

 

Etiketa: koalicionimajkoreformavasili


Ju sugjerojmë

VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes
Sport

VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes

24 Gusht, 2025 7:01 pm
Rrezikonte të mbytej/ Shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë në Himarë
Kronikë

Rrezikonte të mbytej/ Shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë në Himarë

24 Gusht, 2025 6:31 pm
Dështon transferimi, Milani kthen në Gjermani Victor Boniface
Sport

Dështon transferimi, Milani kthen në Gjermani Victor Boniface

24 Gusht, 2025 6:31 pm
Turizmi i surprizave në Mal të Zi: Rezervon një vend, fle diku tjetër
Rajoni

Turizmi i surprizave në Mal të Zi: Rezervon një vend, fle diku tjetër

24 Gusht, 2025 5:45 pm
Armando Broja as në stol, trajneri i Burnley: Është mbrapa, i duhet më shumë punë
Sport

Armando Broja as në stol, trajneri i Burnley: Është mbrapa, i duhet më shumë punë

24 Gusht, 2025 5:40 pm
Pse milionerët dynden drejt Dubait?
Bota

Pse milionerët dynden drejt Dubait?

24 Gusht, 2025 5:16 pm
Përfshihet nga zjarri  gomisteria në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita
Kronikë

Përfshihet nga zjarri gomisteria në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

24 Gusht, 2025 5:11 pm
Pesë nga vendet më të sigurta në botë për vitin 2025
Life Style

Pesë nga vendet më të sigurta në botë për vitin 2025

24 Gusht, 2025 4:48 pm
Përkeqësohet situata në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon kryeqytetin e Jemenit
Bota

Përkeqësohet situata në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon kryeqytetin e Jemenit

24 Gusht, 2025 4:39 pm
Ukraina shkëmben 146 të burgosurë me Rusinë
Bota

Ukraina shkëmben 146 të burgosurë me Rusinë

24 Gusht, 2025 4:34 pm
Para
Reforma në drejtësi, Basha  konferencë urgjente 

Basha: Tallje e rëndë e Ramës me qytetarët për rritjen e pensioneve

WhatsApp me lajme të reja

WhatsApp nuk i zhduk mesazhet e fshira

Ekskluzive/ Dëshmi nga burgu i Lezhës: 1 i vdekur, 8 të plagosur

Ekskluzive/ Dëshmi nga burgu i Lezhës: 1 i vdekur, 8 të plagosur

Please login to join discussion















TE FUNDIT

VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes

VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes
24 Gusht, 2025

MotoGP ka publikuar pamje dramatike nga kualifikimet e Çmimit të Madh të Hungarisë, ku një incident i rrezikshëm për pak...

Lexo më shumë

Rrezikonte të mbytej/ Shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë në Himarë

Rrezikonte të mbytej/ Shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë në Himarë
24 Gusht, 2025

Pasditen e së dielës pranë shkëmbinjve të Gjipesë është shpëtuar një turist francez që rrezikonte të mbytej. Kanë qenë pushuesit...

Lexo më shumë

Dështon transferimi, Milani kthen në Gjermani Victor Boniface

Dështon transferimi, Milani kthen në Gjermani Victor Boniface
24 Gusht, 2025

Milani duket se ka vendosur të mos vazhdojë më negociatat për transferimin e Victor Boniface. Pas kryerjes së vizitave mjekësore, stafi...

Lexo më shumë

Turizmi i surprizave në Mal të Zi: Rezervon një vend, fle diku tjetër

Turizmi i surprizave në Mal të Zi: Rezervon një vend, fle diku tjetër
24 Gusht, 2025

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com