Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reforma territoriale, PD: PS ka dështuar, u lanë qytetarët pa shërbime

2021/11/03 at 3:55 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Reforma territoriale, PD: PS ka dështuar, u lanë qytetarët pa shërbime

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Legjislacionit, Partia Demokratike paraqiti disa argumente kryesorë që kanë çuar në kërkesën për një reformë të re territoriale.

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj, solli në vëmendje dështimin e reformës së njëanshme të PS në 3 drejtime kyçe: rritjen e kostove për bashkitë e reja, paaftësinë për të ofruar shërbime më të mira dhe heqjen e aksesit për shërbime më të mira nga qytetarët.

Rushaj renditi konstatimet e agjensive të pavarura për zbatimin e Reformës Territoriale dhe tha:

  1. Reforma Administrative-Territoriale nuk ka reflektuar plotësisht parimet e Kartës Europiane të Autonomisë Vendore.
  2. Reforma nuk ka rrjedhur nga një proces i gjerë konsultimesh dhe të shtrirë në kohë dhe nuk ka ndjekur kriteret e afirmuara nga praktikat evropiane.
  3. Reforma Administrative-Territoriale nuk ka përmbushur objektivat. Legjislacioni i ri nuk zbatohet plotësisht, procesi i përthithjes së funksioneve të reja nga ana e punonjësve dhe rritja e cilësisë së shërbimeve nuk është arritur të realizohet me sukses.
  4. Konfigurimi i ri i kufijve administrativë të bashkive nuk është bazuar në kritere të qartë dhe specifike, të tillë si: kriteri i popullsisë minimale, kriteri gjeo-kulturor, tradita, ekonomia etj.duke krijuar një asimetri të kufijve bashkiakë, mes Veriut (amalgamim) dhe Jugut (framgentarizim), por edhe mes bashkive brenda një rajoni.
  5. Kufijtë e rinj bashkiakë nuk kanë dalë nga një vullnet vendor i institucionalizuar përmes procesit të referendumeve, duke shkelur kështu Kartën Europiane të Autonomisë Vendore (neni 5).
  6. Legjislacioni i ri (konkretisht Ligji “Për Financat Vendore” dhe Ligji “Për Vetëqeverisjen Vendore”) nuk është harmonizuar me ligje te tjera ne vazhdim. Legjislacioni i ri nuk ka sjellë rritje të buxhetit të bashkive që ishte thelbi i decentralizimit. Niveli është pak a shumë i njëjti si para reformës territoriale- administrative, pra nga buxheti qendror alokohet jo më pak se 1% e GDP-së që është niveli më i ulët rajonal.
  7. Për shkak të bashkimit të Bashkive dhe Komunave në një bashki të vetme, banorët kryesisht të zonave rurale janë braktisur dhe nuk marrin asnjë shërbim, duke sjell pasoja në jetën e tyre për shkak të mungesës së shërbimeve. Edhe pse banorët e zonave rurale paguajnë të njëjtat taksa dhe tarifa vendore, është evidente që ato nuk arrijnë të marrin asnjë shërbim në shumicën dërrmuese të zonave rurale.

Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Përplasje te Këshilli i Legjislacionit, largohet PD: Po hidhni në erë dialogun

Përplasje te Këshilli i Legjislacionit, largohet PD: Po hidhni në erë dialogun

COP 26- Vodafone Albania mbështet misionin: Së bashku për planetin!

COP 26- Vodafone Albania mbështet misionin: Së bashku për planetin!

Vetëm me tatuazhet, Lady Gaga pozon nudo për Vogue

Vetëm me tatuazhet, Lady Gaga pozon nudo për Vogue

TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com