Aktualitet

Reforma territoriale, Denaj: Me hartën aktuale janë rritur të ardhurat e bashkive



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:37 - 31/10/22 |
Opi Nion

Bashkëkryetarja e Reformës territoriale, Anila Denaj, deklaroi ditën e sotme në parlament se me Reformën Territoriale të realizuar nga qeveria e Partisë Socialiste është arritur konsolidimi financiar i njësive vendore.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Denaj tha se është ulur numri i këshilltarëve nga 6500 në 1500.

Po ashtu Denaj theksoi se se të ardhurat në bashkitë e vendit janë rritur me dy herë, ndërsa investimet janë rritur mbi tre herë.

“Reforma Administrative Territoriale ishte e domosdoshme. Konsolidimi i njësive është një proces i vazhdueshëm që kërkon angazhim të të gjithë aktorëve. Do të fillojmë me financat, ku reforma ka arritur konsolidimin financiar. Shpenzimet totale të pushtetit vendor janë rritur në 57 miliard lekë në vitin 2021 ose mbi 50 % më shumë. Nga 6500 këshilltarë në 1500. Investimet janë realizuar në mbi tri herë më shumë nga viti para reformës. Jam e bindur që do të ketë diskutime të mëtejshme. Decentralizimi i funskioneve ka qenë një nga arritjet e kësaj reforme. Edhe njëherë. Nëse të ardhurat janë rritur me mbi dy herë në totalin e bashkive gjatë këtyre viteve. Investimet me tre herë, ndërsa administrata është me 35 % rënie. Dua të përmend gjithashtu që reforma u shoqërua me disa ligje që ndihmojnë në autonominë lokale”, u shpreh Denaj.

Pas