Aktualitet

Reforma Territoriale/ Çupi në parlament: Të bëhet kalimi nga 61 në 94 bashki



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:10 - 31/10/22 |
Opi Nion

Bashkëkryetarja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Administrativo-Territoriale, Dhurata Çupi, prezantoi në seancën e sotme në parlament, propozimet e grupit të deputetëve mbështetës të Enkelejd Alibeaj, për ndarjen e re territoriale.

Në fjalën e saj Çupi propozoi rritjen e numrit të bashkive nga 61 në 94 për atë që ajo e cilësoi “pushtet të shëndetshëm vendor”.

“PD kërkon një Konsensus të gjerë për riorganizimin të ri territorial. Është momenti për të patur një pushtet vendor të shëndetshëm. Mbajtja e një numri prej 61 bashkish rëndon shumë mbi demokracinë lokale. Partia Demokratike propozon kalimin nga 61 bashki në 94 bashki”, tha Çupi.

Teksa tha se pas 7-vitesh të zbatimit të reformës aktuale janë të qarta problematikat, Çupi nënvizoi se një reformë e re më afër qytetarit është e nevojshme.

“Pas 7-vitesh të zbatimit të reformës janë të qarta problematikat, mungesë e përfaqësimit të ish-komunave në Këshillin Bashkiak, mungesë e marrjes së shërbimeve nga qytetarët, mungesë  transparencës dhe llogaridhënie, si dhe përhapje e korrupsionit”, tha Çupi.

Pas