Ambasadori amerikan Donald Lu dhe ajo e BE, Romana Vlahutin i janë drejtuar sot Kryesisë së Kuvendit një ditë pas dështimit të paktit mes palëve për Reformën në Drejtësi.
Lu dhe Vlahutin kanë hyrë paraditen e sotme në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, për një takim me kreun e Komisionit të Posaçëm, Fatmir Xhafa.
Dje mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, pas dorëzimit të raportit të “Venecias”, dështoi në arritjen e konsensusit mes palëve.