Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reforma në Drejtësi versus Opozita

2017/03/31 at 12:00 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Foto/ Avokatja më seksi në Shqipëri, fiton një betejë të rëndësishme…

Av. Arnida Çapi-


Vërtitja pas nonsenseve ka gjithmonë një arsye tjetër prapa. Janë shumë nonsense ato pas të cilave fshihet opozita, në fakt, jo opozita, po grupi Berisha.

Së pari, të flasësh për zgjedhje të lira nuk është risi. Zgjedhje të lira kërkohen cdo 4 vjet dhe sa herë ka zgjedhje. Institucionet zgjedhore menaxhojnë zgjedhjet dhe institucionet ndërkombëtare vëzhgojnë dhe certifikojnë.

Të kërkosh që qeveria të japi dorëheqjen 2 muaj para se t’i mbaroj mandati, sepse nuk ke besim te qeveria, as kjo nuk është arsye, sepse opozita gjithmon duhet të dyshojë te qeveria, kjo është puna e saj.
Dhe fakti është që asnjëherë asnjë humbës i zgjedhjeve s’ka thënë që nuk j’u vodhën zgjedhjet. Edhe ky është një pretendim normal deri më sot i dyshimit mes partive politike shqiptare.

Të kërkosh qeveri teknike nuk është siguri që do të shuaj dyshimet, sepse: dyshimi është i paprovuar, dhe qeveria teknike është një abstraksion që s’mund të provojë një abstraksion tjetër. Pastaj kjo qeveri është e zgjedhur nga shumica e qytetarëve për të patur përgjegjësinë politike që shteti të funksionojë sic duhet gjatë zgjedhjeve.

Të vendoset kjo si praktikë parazgjedhore është e rrezikshme për demokracinë, sigurinë dhe qëndrueshmërinë institucionale të vëndit e që prodhon kriza.

Krizat janë ato që prodhojnë destabilitet, gjë që cënon vet zgjedhjet e lira dhe demokratike dhe funksionimin normal të shtetit.

Mosmarrja pjesë në zgjedhje si parti politike është një e drejtë, dhe një mundësi që i jep mbështetësve/militantëve politik të cilët në një vënd demokratik vetëm vota ja jep këtë të drejtë përfaqësimi legjislativ.

Pas këtyre mosarsyeve, vijmë te arsyeja e vërtetë.

Nëse ka një kërkesë të domosdoshme, kushti pa të cilin, nuk hapen negociatat me BE, është votimi i mëtejshëm për zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur angazhimin dhe kërkesën e tyre prioritare duke i bërë thirrje opozitës të hyjnë në parlament për të vazhduar me zbatimin e Reformës.
BE të njëjtën gjë. Shqiptarët kanë treguar që e presin me padurim zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Përse nuk e votojnë këta?

Pse nuk tregojnë se janë me interest e Shqiptarëve, sic janë SHBA dhe BE, dhe maxhoranca që po e voton, dhe ta votojnë? Kjo do ishte prova e pafajsisë, edhe në rast se do prekeshin nga zbatimi i reformës, të paktën, provë për dinjitetin.

Disa pranuan se i votuan me dhunë Ndryshimet Kushtetuese për Reformën në Drejtësi. Pra, asnjëherë s’e kanë dashur.

Ndërsa tani gjetën alibinë për të zgjatur pengimin e Reformës.
A ka njeri që nuk e kupton që këta kanë gjetur një cadër në mënyrë që mos të votojnë Reformën? Pse nuk e thonë hapur këtë gjë? Ne do rrimë këtu se nuk duam të votojmë reformën!

Nëse do ishte ndryshe, pse nuk e votojnë këtë rëndësi madhorë, dhe të vazhdojnë cadrën të rrëzojnë qeverinë, me provën që ata nuk po protestojnë kundër reformës, por e kanë vërtet me zgjedhjet, apo me kanabisin, apo me korrupsionin që kanë mbirë në këtë tokë të shenjtë?

Jo, s’ka qënë kështu, po tani eshte më këq. Kush e mati këtë? Interesi juaj, apo syri juaj optik dhe i drejtë?! Që në emër të kësaj “drejtësie” pengon Reformën më të madhe historike Shqiptare?!

Dhe e fundit, qytetarëve, as nuk i intereson kush do i fitojë zgjedhjet, as se kush do i vjedhë; Në këtë moment historik qytetarëve i intereson të zbatohet Reforma në Drejtësi!

/Opinion.al

Etiketa: kriza politikeopozitareforma ne drejtesi


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Austriakja nuk spiunoi Kombëtaren, ja e vërteta e largimit të saj

Reagon ashpër Armando Duka, letër të hapur kritikëve të Kombëtares dhe De Biasit

Batutat/ Totozani i kërkon të blejë dy makina të reja, Xhafa: “Po ju s’keni komisionerë, ç’i doni makinat”

Totozani: Tani i kemi 84 kandidatë për organet e Vetingut

Space X shkruan histori! Dërgon në hapësirë raketën e ricikluar

Space X shkruan histori! Dërgon në hapësirë raketën e ricikluar
















TE FUNDIT

Vijon “teatri” për Kuvendin e Kosovës/ Nuk ka konstituim as për herë të 26-të

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
4 Qershor, 2025

Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës nuk është konstituuar as në herën e 26. Deputetët janë dokordësuar në një...

Lexo më shumë

Rritja e çmimeve të banesave, plani i Greqisë për të ndihmuar qytetarët

Rritja e çmimeve të banesave, plani i Greqisë për të ndihmuar qytetarët
4 Qershor, 2025

Për të përballuar krizën e strehimit qeveria greke do të rikthejë “recetën” e suksesshme të dekadës së ’60 , shfrytëzimin...

Lexo më shumë

“Nuk do ketë kurrë grusht shteti”, Koreja e Jugut zgjedh presidentin e ri

“Nuk do ketë kurrë grusht shteti”, Koreja e Jugut zgjedh presidentin e ri
4 Qershor, 2025

Udhëheqësi i opozitës në Koernë e Jugut, Li Xheim Jang u betua si presidenti i ardhshëm i Koresë së Jugut,...

Lexo më shumë

“Defender 25” vijon stërvitjen në Bizë / Vengu: Rrisim gatishmërinë operacionale

“Defender 25” vijon stërvitjen në Bizë / Vengu: Rrisim gatishmërinë operacionale
4 Qershor, 2025

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen "Defender 25" në zonën stërvitore të Bizës. Në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com