Ashtu siç kishin paralajmëruar Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ankimuan në Gjykatën Kushtetuese ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pjesë e paketës së reformës në drejtësi.
Në kërkesë-padinë drejtuar kësaj gjykate kërkohet pezullimi dhe shpallja si antikushtetues i ligjit. Unioni dhe Shoqata e Gjyqtarëve argumentojnë se ligji cënon standardet kushtetuese si dhe parimin e ndarjes e balancimit të pushteteve.
Një pikë që kundërshtohet me forcë është edhe heqja e kompetencave kushtetuese dhe ligjore KLD-së lidhur me emërimet dhe transferimet e gjyqtarëve.
Sipas Unionit dhe Shoqatës së Gjyqtarëve ligji bie ndesh jo vetëm me jurisprudencën e vetë Gjykatës Kushtetuese, por shkel edhe standardet e përcaktuara në opinionin final të Venecias./ TV KLAN