Kryesore

Reforma në drejtësi, reagon përsëri ambasadorja e SHBA


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:37 - 23/05/20 |
Opi Nion

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë ka dhënë një tjetër mesazh në lidhje me procesin e reformës në drejtësi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim shprehet se SHBA-të mbështesin reformën në drejtësi, ndërsa thekson se procesi i saj duhet të vijojë hap pas hapi.

Ambasadorja shton se Shqipëria duhet të vazhdoj realizimin e plotë të reformës në drejtësi, pavarësisht pengesave që krijohen gjatë procesit. Kim ka zhvilluar takime me Komisionerët Publikë dhe me përfaqësues të Dhomës së Posaçme të Apelit, ndërsa ka deklaruar se Vettingu duhet të vazhdojë.

Deklaratat e saj vijnë një ditë nga apeli i fortë drejtuar forcave politike, që të ndalonin lojërat dhe të vijonin me përmbylljen e reformës në drejtësi dhe asaj zgjedhore.

Postimi i ambasadores

“Takimi me Komisionerët Publikë në 21 maj. Ata janë të përkushtuar për të siguruar integritetin e vettingut duke apeluar vendime. Le ta mbajmë reformën në drejtësi duke ecur përpara, hap pas hapi! Dhoma e Posaçme e Apelit ka një punë të vështirë, por vettingu duhet të vazhdojë të tregojë përgjegjshmëri dhe të fitojë besimin e njerëzve. Mbështes reformën në drejtësi. Le të vazhdojmë përpara, hap pas hapi, pa marrë parasysh pengesat”./ Opinion.al

Pas