Partia Demokratike ka bërë sot publik qëndrimin e saj lidhur me ndryshimet e draftit për Reformën në drejtësi. Ndër të tjera, në qëndrimin e saj PD ka synuar të theksojë se neni 25 i që parashikon si subjekt të hetimit edhe “ish ministrat gjatë 3 viteve të fundit”, nuk është propozim i saj. “Ne e kemi shprehur dhe e ripërsërisim qëndrimin tonë për luftë pakompromis ndaj korrupsionit. Ne jemi të bindur se thelbi i Reformës në Drejtësi, i asaj cfarë presin prej nesh qytetarët është lufta ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësisë, largimi i gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar e të paaftë, ngritja e një sistemi eficent të hetimit penal për të përballur me ligjin të gjithë zyrtarët e nivelit të lartë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë”, pohon PD.
Drafti i plotë i PD-së për Reformën në Drejtësi
Të nderuar anëtarë të Komisionit,
Më datë 04/05/2016, në vijim të detyrës së lënë nga ana jonë, ekspertët e misioneve ndërkombëtare EURALIUS dhe OPDAT, paraqitën për herë të parë në mbledhjen e Komisionit, një version të rishikuar të Draft Amendamenteve Kushtetuese. Që në fillim evidentohet se ndryshimet bazohen: (1) në përmbushjen e opinioneve të Komisionit të Venecias, në veçanti në opinionin përfundimtar të datës 15 mars 2016 (nr. 824/2015); (2) në vendimet politike të marra nga Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi; (3) në marrjen në konsideratë të shqetësimeve politike që lidhen me disa institucione të veçanta dhe në ofrimit e opsioneve (shënuar me ngjyrë blu); (4) në synimin për të harmonizuar tekstin, ose kryerjen e ndërhyrjeve teknike në Projektligj që rrjedhin drejtpërsëdrejti nga reflektimi i propozimeve/rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
Qartësisht ekspertët në hyrje të draftit kanë shprehur pozicionin se propozimet e tyre nuk përfshijnë asnjë vendimmarrje politike që pritet të arrihet mes palëve dhe as nuk kanë për synim të kërkojnë përzgjedhjen/favorizimin e një vendimi politik kundrejt një tjetri. Kjo është edhe arsyeja se përse në këtë draft nuk kanë marrë ende adresim disa shqetësime politike të pranuara të opozitës parlamentare, (dispozitat kanë mbetur të pandryshuara në këtë drejtim), sepse pozicioni i drejtë i ekspertëve ndërkombëtar, bazuar në Opinionin Final të Komisionit të Venecias, është se mbi to duhet të ketë diskutim dhe vendimmarrje në nivel politik, dhe jo teknik.
Anëtarët e opozitës në Komisionin e Posacëm, shprehin mirënjohjen për angazhimin profesional të ekspertëve të EURALIUS dhe OPDAT, dhe falenderimin për ndihmën e ofruan në përmbushjen e detyrës që na ka ngarkuar Kuvendi i Shqipërisë për hartimin e një pakete të plotë projektligjesh të nevojshme për reformimin e legjislacionit, që rregullon organizimin dhe funksionimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë, përfshirë ato kushtetuese.
Nga analiza në tërësi e draftit të rishikuar nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT, konstatojmë përmirësime të cilat synojnë përafrimin e tij me standardet ndërkombëtare, duke përmbushur në këtë mënyrë një kërkesethemeloretë opozitës parlamentare. Është botërisht e ditur sedraftet e njëanshme të Shtatorit 2015 dhe Janarit 2016, paraqisnin problematika të thella mbi përputhshmërinë e tyre me standardet ndërkombëtare, të cilat u konfirmuan nga Komisioni i Venecias dhe sëfundmi edhe nga ndryshimet që kanë propozuar ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT.
Ndryshimet që i janë bërë draftit në versionin e tij të 04 Maj 2016, janë kërkuar nga ana jonë që të kryheshin që në Shtator 2015, konfirmuar me qëndrimet e ekspertëve dhe anëtarëve të Komisionit edhe ndërkombëtarisht, mirëpo, mazhoranca parlamentare këmbënguli për të vijuar punën në mënyrë të njëanshme, duke injoruar në këtë mënyrë opinionet tona racionale dhe profesionale, si dhe thirrjen për realizimin e një procesi të përbashkët, të sinqertë dhe gjithëpërfshirës. Kjo ishte arsyeja e vetme, unike në llojin e saj ku mazhoranca me arrogancë refuzon ofertën e opozitës për bashkëpunim, që ka prodhuar si rezultat vetëm vonesën prej 8 muajsh në arritjen e dakordësisë midis palëve politike për ndryshimet kushtetuese në kuadër të Reformës në Drejtësi.
Ne jemi të bindur se thelbi i Reformës në Drejtësi, i asaj cfarë presin prej nesh qytetarët është lufta ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësisë, largimi i gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar e të paaftë, ngritja e një sistemi eficent të hetimit penal për të përballur me ligjin të gjithë zyrtarët e nivelit të lartë për t’i dhënë fund pandërshkueshmërisë.Ndaj që në Shtator 2015 ne kemi mbështetur në parim komponentin antikorrupsion të paketës së ndryshimeve kushtetutese, duke ngritur si shqetësim të vetëm për këtë komponent, kapjen politike dhe garantimin e standardeve europiane sipas KEDNJ-së në këtë proces. Gjithashtu, ne e kemi cilësuar si të papranueshme ngritjen e BKH nën Qeverinë, mosgarantimin e statusit të prokurorëve të posacëm, si dhe kontrollin e plotë politik të Komisioneve të vetting-ut, shqetësime këto që janë pranuar në të dyja Opinionet e Komisionit të Venecias.
Në draftin e rishikuar në komponentin antikorrupsion(nenin 25)është parashikuar se subjekt i hetimit do të jenë ndër të tjerë “ish ministrat gjatë 3 viteve të fundit”. Duam të theksojmë fort se kjo pikë nuk është kërkuar ASNJËHERË, as nga ekspertët e opozitës dhe as nga ndonjë anëtar i opozitës në Komision. Ne e kemi shprehur dhe e ripërsërisim qëndrimin tonëpër luftë pakompromis ndaj korrupsionit dhe se kemi qenë, jemi dhe do të jemi KUNDËR cdo kufizimi kohor për hetimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, sepse korrupsioni duhet të dënohet pavarësisht nga koha kur apo nga kush është kryer.
Lidhur me komponentin tjeter, atë të skemës së re institucionale, opozita ka ngritur prej Shtatorit 2015 dy shqetesime kryesore: (i) mungesën e zbatimit të parimit të kontrollit e balancës mes pushteteve dhe luftën ndaj korporatizmit, si dhe (ii) kapjen politike të këtyre institucioneve duke parashikuar emërimin e të gjithë funksionarëve me votat vetëm të mazhorancës aktuale parlamentare (84 vota).
Dafti i 4 Majit 2016, vjen si një produkt i këtyre përpjekjeve të ekspertëve të opozitës, që me përkushtim, durim, profesionalizëm dhe racionalitet arritën të bindnin Komisionin e Venecias dhe ekspertët ndërkombëtarë, për të ndryshuar pozitivisht draftin dhe për ta sjellë atë në pjesën dërrmuese pranë standardeve euroatlantike, duke cmontuar qartësisht skemën e kapjes politike të sistemit, për të garantuar pavarësinë, llogaridhënien, dhe luftën reale ndaj korrupsionit.
Konkretisht, krahasuar me draftet e njëanshme të mazhorancës parlamentare të Shtatorit 2015 dhe Janarit 2016, në versonin e fundit tashmë pas rreth 8 muaj, janë bërë ndryshime të rëndësishme, ku kanë gjetur pasqyrim disa nga shqetësimet tona të drejta, të konfirmuara edhe nga Komisioni i Venecias, disa prej të cilave janë si më poshtë:
A. Për komponentin antikorrupsion:
1- Është qartësuar pavarësia nga politika e Prokurorisë së Posacme Antikorrupsion (SPAK), duke parashikuar procedurat e emërimit të prokurorëve të posacëm dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posacme nga KLP, dhe shkarimin e tyre po nga KLP me shumicë të cilësuar.
2- I është dhënë fund cdo përpjekjeje për të patur Njësinë e Posacme Hetimore (BKH) nën varësinë e Qeverisë (Ministrisë së Brendshme). Gjithashtu, është parashikuar që Njësia e Posacme Hetimore (BKH)do të raportojë vetëm tek Prokuroria e Posacme (SPAK).
3- Është hequr roli i Kryeministrit në emërimin e vëzhguesve ndërkombëtarë.
4- Është rishikuar dhe zvogëluar roli i Avokatit të Popullit në procesin e emërimit të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posacëm pranë GJK.
5- Është qartësuar modeli i organizimit të prokurorisë.
6- Janë parashikuar shprehimisht rastet e shkarkimit të prokurorëve nga detyra.
7- Është hequr mundësia e ndërprerjes së pajustifikuar ligjërisht tëmandatit të Prokurorit të Përgjithshëm.
8- Është parashikuar shkurtimi i mandatit të veprimtarisë së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (5 vjet) dhe Kolegjit të Posacëm në GJK (9 vjet), i cili kërkon që të shoqërohet edhe mundësia për shkurtim të mëtejshëm.
9- Është përmirësuar ndjeshëm procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve/prokurorëve, në funksion të mbrojtjes së përshtatshme për gjyqtarët/prokurorët e ndershëm.
10- Është parashikuar shprehimisht që kufizimi i të drejtave të gjyqtarëve/prokurorëve të bëhet vetëm në masën që lejon zbatimin e procesit të rivlerësimit dhe jo apriori.
11- Është parashikuar krijimi i Këshillit Përzgjedhës për kandidaturat për anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posacëm të GJK, ide e cila kërkon të elaborohet dhe përmirësohet më tej.
12- Është qartësuar se barra e provës për gjyqtarët/prokurorët në vlerësim vlen vetëm për këtë proces, dhe jo për ndonjë proces të mundshëm penal që mund të ndiqet në të ardhmen si pasojë e të dhënave të procesit të vlerësimit.
B. Për komponentin e institucioneve të përhershme:
1- Është cmontuar tentativa për kontrollin politik të sistemit të drejtësisë, duke hequr rolin e Qeverisë (Ministrit të Drejtësisë) në mbledhjet e KLGj-së dhe KLP-së, si dhe e drejta për të kërkuar fillimin automatik të hetimit të shkeljeve disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
2- Është cmontuar tentativa për kontrollin politik të sistemit të drejtësisë, duke hequr rolin e Qeverisë (Ministrit të Drejtësisë) në veprimtarinë e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (merrte pjesë si vëzhgues në mbledhje), si dhe e drejta për të kërkuar fillimin automatik të hetimit të shkeljeve disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
3- Është cmontuar tentativa për kontrollin politik të sistemit të drejtësisë, duke hequr kompetencën e Qeverisë (Ministrit të Drejtësisë) për të kontrolluar punën e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.
4- Është parashikuar mundësia e ankimit të vendimit të ILD për mosfillimin e hetimit apo pushimin e procedimit ndaj gjyqtarëve/prokurorëve.
5- Është bërë një përpjekje për të mundësuar një kontrolli të jashtëm të balancuar ndaj ILD, i cili ka nevojë të shqyrtohet më nga afër.
6- Është zhveshur drafti nga përcaktimi i kritereve selektive në institucione të ndryshme të sistemit të drejtësisë, që synonte paracaktimin e funksionarëve dhe emërimin në këto funksione të juristëve të periudhës së komunizimit.
7- Është ndryshuar përbërja politike e Tribunalit Disiplinor të Drejtësisë, ku parashikohej më parë të kishte rol edhe Qeveria (Ministri i Drejtësisë).
8- Është ndryshuar përbërja politike e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) ku parashikohej më parë të kishte rol edhe Qeveria (Ministri i Drejtësisë), si dhe janë hequr kriteret e paracaktimit të anëtarëve të tij, që i jepte përbërjes së KED tiparet e një organi me listë emërore bashkëlidhur.
9- Është qartësuar roli pa të drejtë vote i Ministrit të Drejtësisë në mbledhjet e KLGj dhe KLP, ku do të diskutohen cështjet buxhetore dhe planifikimin strategjik.
10- Është parashikuar shprehimisht mënyra e zgjedhjes së gjyqtarëve të gjykatës së posacme dhe shkarkimi i tyre me shumicë të cilësuar nga KLGJ-ja.
11- Është bërë një përpjekje për të qartësuar rrethin e funksionarëve që përfshihen nën fushën e kompetencës së gjykatave të posacme.
12- Është parashikuar shprehimisht se gjyqtar dhe prokuror në Republikën e Shqipërisë mund të bëhen vetëm shtetasit që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës.
13- Është parashikuar mundësia e krijimit të nënkomiteteve brenda KLGj dhe KLP.
14- Janë qartësuar procedurat dhe kriteret e emërimit të anëtarëve gjyqtarë/prokurorë të KLGj-së dhe KLP-së.
15- Është bërë përpjekje për zgjedhjen me shumicë të cilësuar nga Kuvendi të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
16- Janë përmirësuar procedurat dhe kriteret e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
17- Është qartësuar imuniteti i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe procedura disiplinore ndaj tyre.
18- Janë përmirësuar rregullat mbi vazhdimin e qëndrimit në detyrë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që i ka përfunduar mandati.
19- Janë parashikuar rastet e pezullimit nga detyra të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
20- Janë qartësuar rastet e papajtueshmërisë në detyrë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dhe të gjithë funksionarëve të sistemit të drejtësi.
21- Është detajuar mënyra e zgjedhjes së kryetarit të GJK, GJL dhe GJLA.
22- Është ngushtuar rrethi i rasteve për të cilat parashikohet mundësia e moslejimit të ankimit në një gjykatë më të lartë.
23- Është zgjidhur situata e mosmarrëveshjes së kompetencave midis GJL dhe GJLA.
Ne përshëndesim dhe mbështesim pa asnjë mëdyshje ndërhyrjet përmirësuese që ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT kanë bërë në draftin e ri.Rregullimi i të gjitha problematikave të mësipërme, si dhe ndryshimet e tjera teknike që ka pësuar drafti, të cilat janë kërkuar me shkrim[1] nga opozita parlamentare që në Shtator 2015, nuk përbëjnë pa asnjë dyshim “tërheqje” të mazhorancës për të “kënaqur” kërkesat e opozitës. Ato janë dhe mbeten vetëm reflektim i pjesshëm i domosdoshmërisëpër të cmontuar përpjekjet e mazhorancës për një Reformë në Drejtësi në kundërshtim me standardet ndërkombëtare, dhe tentativat e qarta për të kontrolluar dhe cimentuar kapjen politike të sistemit të drejtësisë.
Aktualisht, mbeten ende disa cështje që kërkojnë zgjidhje politike, për të cilat ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT janë shprehur qartë se përsa kohë nuk ka një vendimmarrje politike lidhur me to, ato nuk mund të bëjnë ndërhyrje në draft.
Në fakt, cështjet që kërkojnë vendimmarrje politike janë evidentuar edhe nga Komisioni i Venecias në Opinionin e tij Final, dhe për të cilat na duhet të vendosim ne, anëtarët e Komisionit të Posacëm Parlamentar, me qëllim finalizimin sa më parë të këtij procesi, në përputhje me standardet ndërkombëtare nëpërmjet dialogut politik.
Gjithashu, drafti paraqet edhe disa probleme teknike, të cilat janë evidentuar në mënyrë të plotë nga ana jonë, por për të cilat do të shprehemi në diskutimet e thelluara që do t’i bëhen Amendamenteveme qëllim arritjen e synimit të punës së Komisionit të Posacëm për përmirësimin e mëtejshëm të përmbajtjes së draftit. Në fakt, ekzistencën e disa problemeve teknike, e ka konstatuar edhe Komisioni i Venecias në Opinionin Final, mirëpo është shprehur se: “……..Mbeten disa probleme teknike, por që nuk duhet të jenë të pazgjidhshme. Ky opinion nuk analizon me detaje tekstin e rishikuar, por trajton çështjet kyçe të mbetura që duket se kanë qenë më të debatuara në diskutimin e brendshëm politik gjatë rishikimit të projekt ndryshimeve……” (parag. 8). Edhe ne vlerësojmë se problemet teknike të evidentuara nuk duken të jenë të pazgjidhshme.
Në këtë drejtim, gjejmë rastin t’ju kërkojmë kolegëve të mazhorancës në Komision, vullnet tësinqertë politik dhe profesionalizëm, për të trajtuar dhe gjetur zgjidhje sa më parë për cështjet që mbeten ende të pazgjidhura dhe për të cilat ekspertët ndërkombëtar presin vendimmarrje politike nga ana jonë, me qëllim adresimin e tyre në draftin e rishikuar të Amendamenteve Kushtetuese. Në vecanti, përpara nesh shtrohen për vendimmarrje politike dy cështje themelore që nuk kanë gjetur ende pasqyrim në draftin e rishikuar të Amendamenteve Kushtetuese, që kanë të bëjnë me garantimin e moskapjes politike të sistemit të drejësisë si dhe luftën ndaj korporatizmit.
I. Mbi përgjegjshmërinë dhe luftën ndaj korporatizimit në sistemin e drejtësisë, opozita parlamentare ka shprehur shqetësimin mbi skemën organizative që propozojnë Amendamentet Kushtetuese. Edhe kjo cështje kërkon vendimmarrje politike, bazuar edhe në konstatimin e Komisionit të Venecias në Opinionin Final, ku specifikohet se: “…..Në përfundim, i takon ligjvënësit kombëtar që të hartojë sistemin e kontrolleve dhe ekuilibrave….”(parag. 11).Për opozitën paralamentare, kjo cështje është më shumë me karakter sistemik dhe funkskonal (që lidhet me funksionimin afatgjatë të sistemit), sesa politik, prandaj edhe besojmë se diskutimet tona të përbashkëta mbi këtë cështje në Komision, duhet të jenë të zhveshura nga konsiderata, ndarje apo emocione politike.
Në këtë kuadër, dëshirojmë vëmendjen tuaj mbi skemën që ofrojnë Amendamentet Kushtetuese, për të gjykuar me ftohtësinë e nevojshme profesionale, nëse kjo është zgjidhja dhe modeli më i mirë i mundshëm që mund të adoptohet nga ana jonë. Sipas Amendamenteve Kushtetuese krijohen 4 organe (KLGJ, KLP, ILD, dhe TDD) për të qeverisur dhe proceduar disiplinarisht gjyqtarët/prokurorët dhe vetë anëtarët e këtyre organeve vetqeverisëse. Mirëpo, konstatohet lehtësisht se marrëdhënia institucionale dhe funksionale midis tyre, shoqërohet me konflikt të dukshëm interesi, që kontribuon në forcimin e korporatizimit dhe mungesën e përgjegjshmërisë dhe llogaridhenies.
Konkretisht, marrëdhënia midis KLGJ dhe ILD prezanton konflikt interesi. ILD inspekton gjyqtarët, por njëkohësisht inspekton edhe anëtarët e KLGJ, të cilët presupozohen që të jenë të paanshëm dhe të painfluencueshëm gjatë vendimmarrjes disiplinore (për kërkesën e ILD për procedim të gjyqtarëve). Kjo do të thotë që praktikisht, KLGJ në procedimet disiplinore nuk është e paanshme as në dukje e as në thelb. Ky është një nga problemet thelbësore të Skemës së re Institucionale të propozuar. Standardet europiane ia njohin të drejtën e garantimit të statusit dhe të ndëshkimit të shkeljeve të bëra nga gjyqtarët, vetë KLGJ. Kjo e fundit e strukturuar në nën-komisione, është në gjendje që të angazhohet jo vetëm në vendimmarrje, por edhe në hetimin e shkeljeve të gjyqtarëve. Me këtë skemë ruhet qoftë parimi i vetërregullimit të sistemit, qoftë parimi i paanshmërisë së KLGJ në vendimmarrje, qoftë edhe parimi i llogaridhënies së KLGJ, e cila i nënshtrohet një kontrolli të jashtëm në veprimtarinë e saj (ka në përbërje 5 anëtarë të jashtëm).
Akoma më i rëndësishëm, është konflikti/korporatizimi midis ILD dhe TDD, sipas të cilit nëse TDD është e përbërë nga gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët hetohen nga ILD, atëherë çështjet e inspektuara nga ILD dhe të prezantuara para TDD për vendimmarrje, i nënshtrohen një procesi difektoz, sepse gjyqtarët dhe prokurorët e TDD, subjekt hetimi nga ILD, nuk mund të jenë kurrsesi të paanshëm dhe të painfluencueshëm prej këtij organi. Aq më tepër, gjyqtarët dhe prokurorët që janë subjekt hetimi nga ILD, do të luajnë edhe rolin e gjykatës për shkeljet disiplinore të ILD. Është pikërisht kompetenca e ILD-së për inspektimin e gjyqtarëve/prokurorëve zanafilla e konfliktit të interesit që mbartet tek institucionet e tjera që përbëhen nga gjyqtarë dhe prokurorë, sic janë KLGJ, KLP dhe TDD. Kjo për faktin se një gjyqtar apo prokuror nuk mund të jetë njëkohësisht edhe “i hetuar” edhe “vendimmarrës”, përballë “hetuesit” të vet. Kjo situatë duhet shmangur sepse kompromenton të gjithë qëllimin për shmangien e korporatizimit dhe krijimin e një mekanizmi llogaridhënës efektiv.
Nga ana tjetër, sipas skemës së propozuar, TDD (gjyqtar/prokuror) vendos në lidhje me masat disiplinore për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Mekanizmi, sipas të cilit TDD dhe KLGJ, shyqrtojnë çështjet e njëra – tjetrës reciprokisht (një gjyqtar anëtar i TDD i nënshtrohet KLGJ në procedimin disiplinor, kurse një anëtar i KLGJ, i nënshtrohet procedimit disiplinor prej TDD!!) ka premisë të madhe për korporatizëm (anëtarët respektivë mund tëkrijojnë pakte të heshtura mos-sulmimi ndaj njëri-tjetrit). Po kështu, marrëdhënia midis TDD dhe ILD është korporatiste (shyrtojnë çështjet e njëra-tjetrës reciprokisht. ILD i nënshtrohet vendimmarrjes disiplinore prej TDD, kurse gjyqtarët anëtarë të TDD i nënshtrohen inspektimit disiplinor prej ILD. Edhe kjo situatë mund të krijojë pakte mos-sulmimi reciprok).
Përsa më lart, vlerësojmë se krijohet një situatë korporatizmi e pastër, e cila ka potencial të jashtëzakonshëm që ta bëjë sistemin të mbyllur dhe të krijojë kështu premisa edhe më të mëdha për mungesë llogaridhënie të sistemit gjyqësor. Ky është ndoshta difekti më i madh që paraqet Skema e re Institucionale, e cila kërkon një shqyrtim të kujdeshëm dhe profesional nga ana jonë, për të cilën përfaqësuesit e opozitës janë të gatshëm të diskutojnë pa asnjë ngarkesë politike.
II. Mbi cështjen e moskapjes politike të sistemit të drejtësisë, e cila është më së shumti cështje politike, sesa teknike, zgjidhja e mbrojtur nga mazhoranca për emërimin e të gjithë funksionarëve të lartë të sistemit të drejtësisë (anëtarëve të GJK, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, 5 anëtarëve të jashtëm të KLGj-së dhe KLP-së, anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe anëtarëve të Kolegjit të Posacëm të Kualifikimit pranë GJK) me 3/5 e votave që zotërohen prej saj aktualisht në Kuvend, ka qenë dhe mbetet e papranueshme për ne.
Mbi këtë cështje, Komisioni i Venecias në Opinionin Final ka bërë të qartë se:
“Në lidhje me metodën e zgjedhjes së anëtarëve jo gjyqtarë, janë të mundshme disa zgjidhje të tjera dhe Parlamenti mund të konsiderojë edhe alternativa të mëtejshme, përkatësisht duke siguruar përfaqësimin proporcional de facto të forcave kryesore politike brenda KLGJ-së. Komisioni i Venecias thekson që i takon ligjbërësit vendas që të përzgjedhë sistemin që së pari do të sigurojë përzgjedhjen paraprake të kandidatëve më të kualifikuar nga një trupë e përshtatshme ekspertësh, dhe së dyti do t’i japë opozitës mundësinë që të ndikojë në zgjedhjen e pjesës “jo-gjyqtarë” të KLGJ-së nëpërmjet kërkesës për shumicë të cilësuar ose në ndonjë mënyrë tjetër. (parag.17)
Konsideratat e mësipërme mund të zbatohen edhe për përbërjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që mund të organizohet sipas të njëjtës logjikë. (parag. 21)
Përndryshe, në situatën aktuale politike, mund të konsiderohet një rregull i përkohshëm (ose një marrëveshje kushtetuese kalimtare) për zgjedhjen e këtyre dy figurave zyrtare me një shumicë më të madhe se 3/5 at (ky rregull do të zbatohej vetëm për zgjedhjen e parë nga legjislatura aktuale ku shumica ka 3/5 at e votave). (parag. 25)
…. për të shmangur ngërçin politik, i cili është tepër i mundur në rast të një pragu tepër të lartë, ligjbërësi mund të konsiderojë modele të tjera alternative të zgjedhjes së anëtarëve të KPK-së dhe DHSK-së. Thënë kjo, Komisioni i Venecias përsërit që i takon ligjbërësit shqiptar të zgjedhë një sistem të duhur për zgjedhjen e anëtarëve të KPK dhe të gjyqtarëve të DHSK. (parag. 61)
Nëse palët në procesin politik nuk pranojnë shumicën e cilësuar të kërkuar për anëtarët jo gjyqtarë të KLGJ, KLP, KPK dhe DHSK, ata mund të zgjedhin një sistem proporcional që garanton përfaqësimin e opozitës mes organeve kolektive ose çdo model tjetër të përshtatshëm që do të siguronte ndikimin e opozitës në procesin e zgjedhjes. (parag. 88)
Nga ana tjetër, Misionet Ndërkombëtare kanë kërkuar nga opozita parlamentare mbështetjen e njërës prej formulave: (1) Vendi i rezervuar apo (2) votë e transferueshme. Opozita parlamentare, që përpara se tëbëhej i njohur Opinioni Final i Komisionit të Venecias mbi këtë cështje, bazuar në standardet ndërkombëtare, ka konfirmuar qëndrim e vet më datë 17 Shkurt 2016, se pranon njërin nga modelet e propozuara nga ekspertët ndërkombëtar të EURALIUS dhe OPDAT më datë 10 Shkurt 2016, dhe të sugjeruar më vonë edhe nga Komisioni i Venecias. Fakti që ky model i propozuar nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT është pranuar nga ana jonë, konfirmohet edhe në materialin që ekspertët e këtyre Misioneve i kanë dërguar më 20 Prill 2016 ekspertëve të Partisë Demokratike, ku konfirmohet se tashmë i takon vendimmarrjes politike të përzgjedh modelin e duhur dhe se ato nuk do të bëjnë asnjë rekomandim tjetër për modelin e emërimit të funksionarëve të sistemit. Për këtë qëllim, ne kemi hedhur hapin tonë në drejtim të gjetjes së formulës që zgjidh këtë cështje, bazuar në Opinionin e Komisionit të Venecias, ku në paragrafin 17 sugjerohet modeli i vendeve të rezervuara si zgjidhje e mundshme e problematikës. I mbetet mazhorancës tashmë që të pranojë zbatimin e Opinionit të Komisionit të Venecias dhe modelin e propozuar nga eskpertët ndërkombëtarë.
Mbrojtja me fanatizëm e versionit për emërimin e të gjithë funkisonarëve të sistemit të drejtësisë me votat vetëm të mazhorancës parlamentare, në vlerësimin tonë ka qenë dhe mbetet, qëllim i fshehur i mazhorancës parlamentare për të bllokuar miratimin e shpejtë të Reformës në Drejtësi.Në këto kushte, tashmë i takon mazhorancës parlamentare që të tregojë vullnet real për miratimin e reformës dhe të mbështesë modelin e ofruar nga EURALIUS dhe OPDAT e të pranuar nga opozita parlamentare, duke u tërhequr kështu edhe nga përpjekja e fundit e saj për të siguruar cimentimin e kapjes politike të sistemit të drejtësisë. Në këtë mënyrë vlerësojmë se clirohet nga ngarkesat e panevojshme politike dhe mosbesimi i ndërsjelltë, edhe procesi i diskutimit nen për nen të draftit të Amendamentet Kushtetuese.
Nga ana tjetër, parashikimi për rekrutimin në masë në sistemin gjyqësor të kategorive të paracaktuar individëshjashtë Shkollës sëMagjistraturës(këshilltarëve ligjorë pranë Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, ndihmësve ligjor pranë gjykatave administrative si dhe ndihmësve ligjorë pranë Prokurorisë të Përgjithshme, ish gjyqtarëve ose ish prokurorëve dhe ish këshilltarëve ligjor të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë të cilët kanë të paktën tre vjet), për ne sjell me vete riskun e lartë për politizimin e sistemit të drejtësisë në vend. Në gjykimin tonë secili prej këtyre subjekteve, duhet të konkurojë në mënyrë të barabartë me cdo jurist, sipas sistemit të zakonshëm të pranimeve në Shkollën e Magjistraturës, nëse dëshiron që në të ardhmen të ushtrojë detyrën e gjyqtarit apo prokurorit, pa qenë e nevojshme përfshhirja e këtij fakti në draftin e Amendamenteve Kushtetuese.
Gjithashtu, roli që i njihet ILDKPKI-së në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve/prokurorëve, kërkon domosdoshmërisht forcimin e pavarësisë nga politika të këtij organi, drejtuesi i të cilit aktualisht kontrollohet dhe është emëruar vetëm me mbështetjen e mazhorancës parlamentare. Përvec kësaj, roli që ILDKPKI-ja ka në luftën ndaj korrupsionit në përgjithësi, dhe në luftën ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësisë në vecanti, vlerësojmë se justifikon plotësisht ngritjen e këtij organi në nivel kushtetues, duke garantuar pavarësinë nga politika dhe duke i njohur atij status të përafërt (të njëjtë) me strukturat e tjera antikorrupsion (SPAK apo BKH).
III. Në kuadër të diskutimeve tona në nivel parimor mbi draft Amendamentet Kushtetuese dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj, edhe një cështje tjetër, e cila gjithashtu kërkon një analizë të kujdeshme. Sipas dispozitave tranzitore, organet e reja KLGj, dhe KLP, ngrihen dhe fillojnë funksionimin brenda 8 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit. Nga ana tjetër, ILD ngrihet dhe fillon funksionimin brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit. Fillimi i funksionimit të KLGj-së shoqërohet edhe me ndërprerjen e mandatit kushtetues të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Paraprakisht, dëshirojmë të theksojmë se opozita parlamentare është në favor të ruajtjes së mandatit kushtetues, të të gjitha organeve kushtetuese, funksionarët e të cilëve kalojnë me sukses procesin e rivlerësimit.
Mirëpo, ndërprerja e mandatit kushtetues të tyre brenda 8 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, krijon edhe një problem tjetër që kërkon vëmendjen tonë të posacme.
Ndërprerja e mandatit kushtetues të KLD-së brenda 8 muajve është menduar për shkak të fillimit të funksionimit brenda këtij afati të KLGj-së sipas Amendamenteve Kushtetuese. Në këtë pikë, sjellim në vëmendjen tuaj se asnjë nga organet e reja të sistemit të drejtësisë, nuk mund të fillojë funksionimin, pa ju nënshtruar fillimisht procesit të rivlerësimit secili prej anëtarëve të këtyre organeve. Përsa kohë është krijuar perceptimi i drejtë publik, se sot sistemi i drejtësisë vuan nga korrupsioni i lartë, atëherë duhet të sigurohet se në përbërjen e KLGj-së, KLP apo ILD nuk do të shkojnë individë që kanë probleme me integritetin e tyre apo që më parë kanë vënë pasuri si pasojë e veprimtarisë korruptive. Kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet procesit të rivlerësimit, sic parashikohet në Aneksin e Amendamenteve Kushtetuese.
Realizimi i procesit të rivlerësimit për anëtarët e rinj të organeve kushtetuese (KLGj, KLP dhe ILD) do të kërkonte domosdoshmërisht fillimin nga funksionimi të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posacëm të Kualifikimit pranë GJK-së. Edhe anëtarët e këtyre dy strukturave të fundit, duhet t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit. Ngritja e KPK apo Kolegjit të Posacëm pranë GJK është parashikuar dhe mund të ndodh rreth 6 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit. Duke konsideruar të nevojshme një periudhë 3 mujore për realizimin e procesit të rivlerësimit të tyre (për shkak se bëhet fjalë për verifikimin e 21 funksionarëve), arrijmë në konkluzionin që KPK dhe Kolegji i Posacëm nuk mund të fillojnë funksionimin pa kaluar një periudhë 9 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit. Ndërkohë janë rreth 25 funksionarë të organeve të reja që krijohen që duhet t’i nënshtrohen me prioritet procesit të rivlerësimit nga KPK dhe Kolegji i Posacëm, proces për të cilin mund të nevojiten 3-6 muaj të tjerë. Në konkluzion mendojmë se fillimi nga funksionimi i KLGj, KLP dhe ILD duhet të mbajë në konsideratë nevojën për mungesën e cdo dyshimi mbi integritetin e zyrtarëve të rinj. Gjithashtu, është e nevojshme që të respektohen kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës deri në fund të mandatit të tij.
IV. Një tjetër cështje që në fakt nuk është e lidhur drejtpërdrejtë me nevojën e rishikimit të Kushtetutës në kuadër të reformës në drejtësi, është edhe ndryshimi i propozuar në nenin 6/1 të Kushtetutës aktuale, që ka të bëjë me reformën e dekriminalizimit. Kjo dispozitë kushtetuese është dakordësuar midis palëve politike vetëm 4 muaj më parë, dhe për pasojëpër ne as që mund të merret në konsideratë mundësia e rishikimit të saj, apo ridiskutimit të përmbajtjes së kësaj dispozite kushtetuese. Nëse mazhoranca është penduar për dhënien e konsensusit të detyruar nga faktori ndërkombëtar për Reformën e Dekriminalizimit, atëherë duhet ta kërkojë hapjen e një diskutimi të posacëm me fokus vetëm mbi këtë cështje dhe jo të kërkojë që ta bëjë në mënyrë tinazare pjesë të Reformës në Drejtësi, dëshirën për t’i ikur konsensusit tashmë të arritur për dekriminalizimin.
Për të konkluduar konsideratën tonë të përgjithshme mbi draft Amendamentet Kushtetuese, duke mbajtur parasysh sa më sipër, në emër të anëtarëve të opozitës parlamentare, shprehim vlerësimin për përmirësimet e bëra nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT, si dhe kërkesënpër të nisur menjëherë diskutimin e thelluar që do të cojë drejt vendimmarjes politike me qëllim konsensusin e plotë politik për draftin e Amendamenteve Kushetuese, dhe nisjen e punës për paketën e ligjeve shoqëruese, në zbatim të detyrës që na është ngarkuar ne si Komision.
Në këtë drejtim, propozimi i Kryetarit të Komisionit të Posacëm në mbledhjen e fundit, se nga ana jonë duhet të ndiqet procedura e votimit të draftit “në parim”, njëlloj sic bëjnë Komisionet e Përhershme Parlamentare për projektligjet, është ekstra kushtetuese/parlamentare.
Ajo që duhet të ndodhë nga sot e në vijim është vendimmarja politike për cështjet e nënvizuara nga ekspertët e OPDAT dhe EURALIUS në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias si dhe nisja e punës për shqyrtimin e thelluar nen për nen të Amendamenteve Kushtetuese të hartuar nga ekspertët, të cilat duhet të hartohen në mënyrë përfundimtare nga ana e Komisionit të Posacëm. Paralelisht duhet të nisë dhe të përfundojë puna për paketën e plotë ligjore që do të shoqërojë Amendamentet Kushtetuese.
Ky konstatim sillet në vëmendjen tuaj për faktin se sipas procedurave kushtetuese dhe parlamentare, si dhe pikës II të vendimit nr.96/2014 “Për krijimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në sistemin e drejtësisë”, Komisioni i Posacëm ka për detyrë vetëm: “Propozimin për miratim të një pakete të plotë projektligjesh të nevojshme për reformimin e legjislacionit, që rregullon organizimin dhe funksionimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë, përfshirë ato kushtetuese, e hartuarme kontributin dhe mbështetjen e institucioneve të sistemit të drejtësisë, ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, subjekteve të tjera të interesuara dhe opinionit publik”.
Pra, qartësisht detyra jonë është hartimi i draftit që do t’i propozohet për shqyrtim dhe miratim Kuvendit të Shqipërisë. Në këtë pikë, sjellim në vëmendjen tuaj se më pas drafti i hartuar nga ana jonë, duhet të ndjek rrugën kushtetuese të parashikuar në nenin 177 të Kushtetutës, si dhe shqyrtimit e miratimit sipas neneve 77/a dhe 77/b të Rregullores së Kuvendit, duke qenë se edhe Amendamentet Kushtetuese parashikojnë që procedura e miratimit të ligjit rishikues të Kushtetutës ka vlerë të posacme dhe i nënshtrohet kontrollit të mëvonshëm të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë kuptim, Komisioni i Posacëm dhe Kuvendi duhet t’i qëndrojnë strikt procedurave kushtetuese dhe parlamentare standarde për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.
Përfundimisht mbështesim në parim ndërhyrjet dhe përmirësimet e bëra nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT në draftin kushtetues, me shpresën se edhe mazhoranca ndan të njëjtin vullnet me opozitën parlamentare, për ta cuar përpara realizimin e Reformës në Drejtësi,
Të nderuar anëtarë të Komisionit,
Më datë 04/05/2016, në vijim të detyrës së lënë nga ana jonë, ekspertët e misioneve ndërkombëtare EURALIUS dhe OPDAT, paraqitën për herë të parë në mbledhjen e Komisionit, një version të rishikuar të Draft Amendamenteve Kushtetuese. Që në fillim evidentohet se ndryshimet bazohen: (1) në përmbushjen e opinioneve të Komisionit të Venecias, në veçanti në opinionin përfundimtar të datës 15 mars 2016 (nr. 824/2015); (2) në vendimet politike të marra nga Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi; (3) në marrjen në konsideratë të shqetësimeve politike që lidhen me disa institucione të veçanta dhe në ofrimit e opsioneve (shënuar me ngjyrë blu); (4) në synimin për të harmonizuar tekstin, ose kryerjen e ndërhyrjeve teknike në Projektligj që rrjedhin drejtpërsëdrejti nga reflektimi i propozimeve/rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
Qartësisht ekspertët në hyrje të draftit kanë shprehur pozicionin se propozimet e tyre nuk përfshijnë asnjë vendimmarrje politike që pritet tëarrihet mes palëve dhe as nuk kanë për synim të kërkojnë përzgjedhjen/favorizimin e një vendimi politik kundrejt një tjetri. Kjo është edhe arsyeja se përse në këtë draft nuk kanë marrë ende adresim disa shqetësime politike të pranuara të opozitës parlamentare, (dispozitat kanë mbetur të pandryshuara në këtë drejtim), sepse pozicioni i drejtë i ekspertëve ndërkombëtar, bazuar në Opinionin Final të Komisionit të Venecias, është se mbi to duhet të ketë diskutim dhe vendimmarrje në nivel politik, dhe jo teknik.