Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reforma në drejtësi, Kim: Të mos shtiremi por ta bëjmë reale

2021/06/23 at 11:01 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Reforma në drejtësi, Kim: Të mos shtiremi por ta bëjmë reale

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim në një takim të zhvilluar këtë të mërkurë me anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor ka folur për Reformën në Drejtësi.

Teksa theksoi disa nga arritjet si ngritja e institucioneve të Drejtësisë, emërimi i Prokurorit të Përgjithshëm, klasën e parë të BKH që do përfundojë trajnimin së shpejti, Kim tha duhet të mos shtiremi por ta bëjmë reale reformën në drejtësi.

“Duhet të gjejmë mënyrën se si të ecim përpara. Ne do të njihemi me hollësitë e gjetjeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Institucionet e reformës në drejtësi tashmë janë ngritur. Është e rëndësishme për ne të kuptojmë punën e KLGJ dhe KLP, si kanë ecur deri tani. SPAK ka prokurorët. Klasa e parë e hetuesve të BKH do të përfundojë trajnimin së shpejti. Ka shumë gjyqtarë e prokurorë që janë larguar nga detyra dhe kjo është një gjë e mirë. Nëse jemi serioz për kapjen e momentit në të cilin është Shqipëria, për të pasur një Shqipëri më të mirë dhe më të denjë si anëtare e BE, më të sigurt dhe po aq të begatë sa çdo anëtar tjetër i BE, reforma në drejtësi duhet të vazhdojë.

Le të ndalojmë së shtiruri dhe të çojmë reformën përpara. E kuptoj që puna e gjyqtarëve nuk është e lehtë, por është e rëndësishme. Nuk mund t’ia lejojmë vetes të mos kemi sukses në këtë reformë. Së pari, KLD duhet të plotësojë detyrën e tij për të pasur një SPAK me gjyqtarë që kanë kaluar Vettingun. Nuk ka dyshim që plotësimi i vendeve bosh, të shkaktuara nga Vettingu ka qenë alarmuese. Por, KLD ka mundësinë për të rikthyer procesin ne shtegun e duhur. Këshilli duhet të veprojë tani për të bërë një vlerësim të sistemit, duke bërë hartësimin gjyqësor dhe duke iu kërkuar llogari magjistratëve.

Këshilli duhet të themelojë e caktojë mirë standardet, me qëllim që t’iu kërkojë llogari magjistratëve. Këshilli duhet të ndjekë rregullat e procedurat, në kohën e përcaktuar nga ligji. KLGJ e KLP kanë shumë punë përpara, por nuk janë vetëm. Ne e kuptojmë që ata janë qenie njerëzore. Ne e kuptojmë trysnin, ndoshta jo aq mirë sa ju, por e kuptojmë po aq sa ju rëndësinë e të ecurit përpara. Ky është momenti, ju keni rol tejet të rëndësishëm. Fëmijët, brezi i ardhshëm, e kanë mendjen te ju. Askush nuk mendon që është gjë e lehtë, e di që ka një kosto vetjake dhe profesionale, por është një kosto që ja vlen, se është në të mirë të shtetit shqiptar. Nëse ju nuk jeni të guximshëm, të paguani kostot, apo nëse të gjithë ne nuk i paguajmë kostot, do t’i paguajnë brezat e ardhshëm”, deklaroi ambasadorja Yuri Kim./Opinion.al

Etiketa: Kimreforma ne drejtesi

Ju sugjerojmë

Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?
Bota

Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?

5 Dhjetor, 2025 7:56 pm
Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut
Bota

Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut

5 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Në prag të zgjedhjeve, Dumani:Gati strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Krimi i organizuar, SPAK nënshkruan 5 memorandume me vendet e Amerikës Latine

5 Dhjetor, 2025 6:22 pm
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
Bota

Hetimi britanik/ Putin autorizoi helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal

5 Dhjetor, 2025 6:16 pm
Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë
Bota

Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë

5 Dhjetor, 2025 5:14 pm
Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
Aktualitet

“Po më shkelen të drejtat”, Gjykata urdhëron SPAK t’i japë Metës fashikujt e dosjes

5 Dhjetor, 2025 4:57 pm
Nga puna si murator në yll të Premier League, historia e Igor Thiagos
Sport

Nga puna si murator në yll të Premier League, historia e Igor Thiagos

5 Dhjetor, 2025 4:32 pm
Spiropali takohet me Zyrtarin e Lartë të DASH: Thellim i bashkëpunimit me SHBA
Kryesore

Spiropali takohet me Zyrtarin e Lartë të DASH: Thellim i bashkëpunimit me SHBA

5 Dhjetor, 2025 3:28 pm
A po hyn Bosnja në rrjetin e borxheve dhe ndikimit politik të Kinës?
Bota

A po hyn Bosnja në rrjetin e borxheve dhe ndikimit politik të Kinës?

5 Dhjetor, 2025 3:22 pm
SHBA-të godasin një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Bota

SHBA-të godasin një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

5 Dhjetor, 2025 3:11 pm
Para
Merkel përzien vaksinat, merr dozën e Moderna, pas asaj të AstraZeneca

Merkel përzien vaksinat, merr dozën e Moderna, pas asaj të AstraZeneca

Zgjedhjet vendore, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e qeverisë për ….

Zgjedhjet vendore, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e qeverisë për ....

Vrasja e Caroline/Gjeorgjiani i arrestuar:U torturova që të pranoja krimin

TE FUNDIT

Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?

Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?
5 Dhjetor, 2025

Bashkimi Evropian ka zbuluar plane për të përdorur miliarda euro në asete të ngrira ruse për të ndihmuar në mbulimin...

Lexo më shumë

Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut

Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut
5 Dhjetor, 2025

Ukraina ka akuzuar Rusinë për transferimin e fëmijëve ukrainas të rrëmbyer në “kampe të ri-arsimimit”, një praktikë që është dënuar...

Lexo më shumë

Krimi i organizuar, SPAK nënshkruan 5 memorandume me vendet e Amerikës Latine

Në prag të zgjedhjeve, Dumani:Gati strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore
5 Dhjetor, 2025

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani dhe prokurorja e posaçme, Dorina Bejko, morën pjesë më 2–3 dhjetor në takimin...

Lexo më shumë

Hetimi britanik/ Putin autorizoi helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal

Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
5 Dhjetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin, duhet ta ketë urdhëruar sulmin me agjentin nervor, Noviçok, ndaj agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal, në vitin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com