Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur sot nën drejtimin e Edi Palokës, pasi kryetari Lulzim Basha ndodhet në Bruksel. Në mbledhjen e sotme të grupit u diskutua për reformën në Drejtësi.
Duke folur për qëndrimin e PD-së për reformën në drejtësi, Eduard Halimi tha se nuk do pranohet që të preken kompetencat e Presidentit. “Kompetencat e presidentit janë të panegociueshme”, tha deputeti Halimi.