Ka përfunduar takimi në Berlin mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares gjermane Angela Merkel.
Mësohet se gjatë këtij takimi është folur në lidhje me procesin e reformës në drejtësi si dhe pritshmëritë e Shqipërisë nga raporti i KE për ti dhënë dritën jeshlie çeljes së negociatave.
Po ashtu, Rama dhe Merkel kanë folur dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duk theksuar se arritja e marrëveshjeve janë të rëndësishme për stabilitetin në rajon.
Rama shoqërohet nga ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.
Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur sot në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron./ Opinion.al E.Xh.