Kryetari i Opozitës Lulzim Basha ka folur nga një mbledhje e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për reformën në drejtësi duke deklaruar se kjo e fundit, tremb Kryeministrin Edi Rama, i cili sipas Bashës, po bën çdo gjë për ta kapur këtë proces.
“Loja me ekspertët ishte përpjekje mjerane Ramës për t’i ikur përgjegjësisë së reformës në drejtësi. Partnerët ndërkombëtarë e kanë kuptuar se ku ka ngelur sharra në gozhdë, gozhda është Edi Rama. Ai do të kapë me çdo kusht reformën në drejtësi. Askush nuk ka më shumë nevojë për gjyqtarë të korruptuar se Edi Rama”, tha Basha.
Basha ka ripërsëritur ftesën ndaj Ramës për një reformë me konsensus politik dhe për këtë morri si shembull pozitiv ligjin e dekriminalizimit.
“Le të kryejmë një proces si ai i dekriminalizimit. Kryetari i Komisionit të Venecias e veçoi si të suksesshëm”, shtoi Basha.