Sociale

Reforma e re/ Ndryshon mënyra e shpërndarjes së ndihmës ekonomike


               Publikuar në : 20:13 - 08/07/19 |
Opi Nion

Ndihma ekonomike do të caktohet në varësi të nevojave të familjes në skemë dhe jo një pagesë tavan prej 8 mijë lekësh.

Përmes reformës së re të propozuar nga Ministria e Shëndetësisë, janë përjashtuar të gjitha kriteret ekonomike përmes sistemit të digjitalizuar.

Po ashtu, në projektligjin e ri  do të përfshihen dhe dy programe të tjera sociale, aftësinë e kufizuar dhe bonusin e bebes.

Ndërkohë, heqja e kempit për personat me aftësi të kufizuar është kundërshtuar nga grupet e interesit

“Projektligji i ri për asistencën sociale shmang burokracitë, siç është miratimi i listës së përfituesve nga Këshillat Bashkiakë, duke hequr një hallkë të panevojshme tanimë që sistemi është i digjitalizuar, aq më tepër që mos mbledhja në kohë e këshillave bashkiakë, shpesh sillte vonesa në marrjen në kohë të pagesave të ndihmës ekonomike. Ndryshimet parashikojnë që shërbimi i asistencës sociale të mos jetë më në varësi të bashkive, por të kaloje nga zyrat e shërbimit social. Këshillat Bashkiakë do të vendosin për kriteret dhe listën e përfituesve nga fondi 6% që kanë në dispozicion për familjet që nuk përfshihen në skemën e ndihmës ekonomike.”/ Opinion.al E.Xh.

Pas