Në Francë kanë vijuar sërish protestat ku mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër reformës të pensioneve, e propozuar nga qeveria e Macron.
Bëhet e ditur se protestuesit u mblodhën në Paris, Marsejë, Tuluz dhe Bordo.
Kjo protestë rezultoi një nga më të mëdhatë që prej nisjes së grevave dhe protestave në fillim të dhjetorit.
Sipas ministrisë së Brendshme të premten që lamë pas në Francë kanë protestuar rreth 249.000 qytetarë./Opinion.al/