Ish-kryeministri Berisha po voton në qendrën e votimit te “Bar Amerika”, për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Në një deklaratë ai e cilësoi referendumin si ditë historike për PD pasi për herë të parë ajo që po vendos është anëtarësia, ndërsa njoftoi protestën e radhës të hënën në orën 16:00 për atë që ai e cilësoi mbrojtje të interesit Kombëtar.
““Ditë historike për lirinë, shpresën e partisë demokratike, shoqërisë shqiptare në tërësi. Ky është referendumi i parë në 30 vite i thirrur nga anëtarësia e një partie politike për të shkarkuar peng-kryetarin me fjalë të tjera atë që do hyjë në analet e historisë si Lulzim brava. Nëqoftëse ky është referendumi i parë për një vendim historik, ju rikujtoj këtu se në 2009-ën është mbajtur një referendum tjetër ku anëtarësia është ftuar nga kryetari për të mos votuar për kryetarin. I lutem çdo shqiptari të krahasojë dy botë, atë të lirisë dhe autokracisë. Rikujtojmë edhe një herë se ky është referendumi i shpresës dhe lirisë”, tha Berisha.