Albana Vokshi, kryetarja e Komisionit për drejtimin e punimeve të referendumit për shkarkimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha, ka thënë se deri më tani kanë votuar 11 680 anëtarë.
Teksa ka përmendur rastin e Cakranit Vokshi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha se janë përpjekur të pengojnë referendumin.
“Ka pasur raportime nga komisonerët tanë për incidente, por kanë qenë të izoluara, jo në masë, që dështojnë se edhe Rama edhe Basha kanë dashur ta ndalojnë. Si rasti i Cakranit që kanë dashur ta ndalojnë. Ju siguroj që askush nuk mund të ndalë vullnetin e demokratëve. Janë denoncuar publikisht por do ndiqet çdo procedurë ligjore. Ata kur nuk kanë pasur emrat, nuk janë pranuar që të votojnë”, tha Vokshi.