Debati në lidhje me importin e plehrave është zhvendosur këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë” në TV Klan.
Pjesë e këtij debati, ishte Kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese Eduart Shalsi si dhe Andi Tepelena, aktivist i shoqërisë civile.
Ndër të tjera, Shalsi tha se Shqipëria ka nevojë për industrinë e riciklimit, pasi një mënyrë e tillë, nuk e ndot mjedisin tonë, por përkundrazi e mban sa më pastër atë.
Nga një pikëpamje krejt tjetër, aktivisti Tepelena tha se vendi ynë nuk ka nevojë për këtë industri, pasi sipas tij, gjithçka do të jetë një gabim i madh për këtë qeveri. Ai tha më tej, unë votova të majtën në 2013-ën, pasi ajo një nga katër pikat kryesore të programit të saj kishte ndalimin e ligjit për importin e mbetjeve të riciklueshme në vendin tonë.
Midis të tjerash, Andi Tepelna i drejtohet deputetit socialist Shalsi, se për çfarë arsye u mohoni të drejtën për të vendosur me referendum.
Tepelena: Unë se kuptoj se pse keni frikë ju, lejoni shqiptarët të zgjedhin vetë?
Mirëpo, nuk ka vonuar përgjigja surprizë e deputetit Eduart Shalsi.
Ai tha, se ju paraqiteni referendumin, unë do të jem deputeti i parë që do ta firmos atë.
Referendumi, ta ketë të përcaktuar qartë: Kundër importit të plehrave në vendin tonë.